• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË ARDHURAT NGA TRAFIKU I DROGËS/ Sekuestrohet hoteli në Pogradec, 7 prona të tjera dhe 6 makina! Pronari: Punoj si kamarier
Home
Aktualitet
Kronikë

TË ARDHURAT NGA TRAFIKU I DROGËS/ Sekuestrohet hoteli në Pogradec, 7 prona të tjera dhe 6 makina! Pronari: Punoj si kamarier

26 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Korçës dhe policia kanë sekuestruar disa pasuri të paluajtshme në qytetin e Pogradecit. Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Korçës i ka kërkuar gjykatës vendosjen e sekuestros preventive mbi disa prona, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B. dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.

Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arriti në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar në prova se shtetasi E.B. të ardhurat e realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.

Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi E.B. deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.

Po kështu, nëna e tij, shtetasja E.B. ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se këta shtetas nuk justifikojnë pasuritë e krijuara me të ardhura të ligjshme dhe se ky shtetas pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por në të vërtetë referuar edhe raporteve të shërbimit nuk rezulton të ketë qenë ndonjë herë i punësuar. Transaksionetbankare të kryera prej tij ndër vite paraqiten në vlera të konsiderueshme shumash monetare në lek dhe valutë të huaj, për të cilat nuk justifikohet burimi i krijimit.
Për sa më sipër, si dhe bazuar në nenin 274, pika 1 dhe 2 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare, si më poshtë vijon:
• Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.
• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;
• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi pasuritë e luajtshme, si më poshtë vijon:
• Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie ËF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OKB/ Netanyahu e quan të turpshme njohjen e Palestinës, salla boshatiset gjatë fjalimit të tij
Previous article KODI I RI PENAL/ Lamallari pret përfaqësueset e Këshillit të Europës: Proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent

s.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT