• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATE NË SEANCËN PLENARE/ Opozita kërkon diskutimin e programit të qeverisë së re
Home
Politikë

DEBATE NË SEANCËN PLENARE/ Opozita kërkon diskutimin e programit të qeverisë së re

24 September, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Pas seancës të enjten e kaluar ku qeveria e re mori votëbesimin në vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, Kuvendi u mblodh sërish këtë të mërkurë. 

Në rendin e ditës parashikohet votimi për përbërjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Edhe kjo seancë nisi me debate, pasi partia Demokratike kundërshtoi votimin e procesverbalit. 

Tabaku: Është hera e parë z.kryetar që programi i qeverisë kalohet pa u diskutuar. Nuk besoj që shqiptarët mund t’i lëmë në hije për programin e qeverisë. Kjo lidhet me procesverbalin por është kërkesë procedurale. Nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë z.kryetar. E kuptoj që nuk ka vizion, por nuk mund tia mohoni opozitës të ketë një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot dhe rregulloren nuk e shkelni dot 

Peleshi: Fjala merret për korrigjim apo saktësim të mendimit. Kalojmë te njoftimet 

Këlliçi: Nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale, sikur ka funskionim normal këtu,. Ai procesverbal, nuk reflekton aspak situatën e ndodhur javën e kaluar në seancë. Mudn t’i ktheheni edhe pamjet, kur anoncuar 5 minuta pushim njoftuar se kreu i grupit të PD do merrte fjalën. Ju në vend që t’i jepnit fjalën. Në vetëm 25 minuta diskutim, nuk u dëgjua as fjala e opozitës. Kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju si kryetar. 

Edhe deputetja Ina Zhupa kërkoi në Kuvend përsëritjen e seancës plenare për prezantimin e programit të qeverisë. Akuza pati edhe për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi që ndërpreu seancën e kaluar për 25 minuta pas kaosit të opozitës, duke e quajtur një ushtar të autokratit Rama. 

Të zhvilloni procedurën siç e kërkon kushtetuta, të drejtën për ti bërë pyetje kryeministrit, debat parlamentare. Ju keni zbardhur një procesverbal që nuk tregon realitetin. Ju ftoj të nënvizoni me të zezë, fjalën kërcënuese teksa u urdhëron juve që të mbyllin seancën pasi e lanë nervat nga mosrakordimi i opozitës, siç e donte. Këtu kemi një autokrat, që mendon hallet e veta në kokë dhe nuk duron dot se çfarë mund të jetë debati parlamentar. Jeni të detyruar të silleni si ushtar për të mbyllur seancën. Ajo seancë të përsëritet për programin, pavarësisht dekreteve që keni marrë si ministra këtu dhe të gjithë deputetët të flasin për interesin publik. Mos e miratoni procesverbalin”, tha Zhupa. 

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka mbajtur një fjalim të fortë në seancën plenare të Kuvendit, duke kritikuar mënyrën sesi po drejtohet debati parlamentar dhe duke akuzuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për mosrespektim të rregullores dhe të të drejtave të opozitës. 

Në fjalën e tij, Balliu theksoi se Parlamenti duhet të jetë një arenë për debat dhe përballje idesh, ku qytetarët të mund të dëgjojnë argumentet e përfaqësuesve të tyre, pavarësisht përkatësisë politike. 

“Besoj se të gjithë këtu, pavarësisht ndasive politike, qytetarët na paguajnë rrogat për të dëgjuar debatin politik dhe idetë tona për programin që sjell qeveria. Kjo opozitë nuk ka asnjë armë përveç diskutimeve,” u shpreh Balliu. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIELLA SI MEME"/ Jozefina Topalli- Peleshit: Pyesni Ruçin a i ka dhënë fjalën një lodre teknologjike
Previous article "KËRKOI NDJESË OPOZITËS"/ Balla-PD-së: U kujtuat të komentonit programin pasi dhunuat seancën

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT