Në orën 15:00 kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të zhvillojë një takim informale me kryetarët e grupe parlamentare. Mësohet se në fokus të takimit, do të jetë diskutimi për formimin e komisioneve parlamentare, pasi këto të fundit janë ende pezull, por edhe zgjidhjen e ngërçit politik.
“Takimi informal për zgjidhjen e ngërcit politik” tha një burim për Report Tv.
Ndërkohë edhe pse PD depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për rregulloren e re, Report Tv ka mësuar se do dërgojë emrat e anëtarëve të komisioneve në Kuvend.


