• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I VELIAJT/ Kush votoi pro dhe kundër! Këshilli Bashkiak vendos në orën 16:00
Home
Politikë

SHKARKIMI I VELIAJT/ Kush votoi pro dhe kundër! Këshilli Bashkiak vendos në orën 16:00

23 September, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës ka futur në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Ligjet miratuan propozimin e socialistëve, dhe ky projektvendim, do t’i përcillet Këshillit Bashkiak, i cili pritet të mblidhet sot në orën 16:00 për të vendosur nëse do të miratojnë shkarkimin ose jo.

Ata që votuan pro futjes në rend të ditës për shkakrim ishin Xhilda Kito, ish Sekretare e Arben Imamit, Halit Valteri, Endrit Brahimllari, ish LSI, Agim Kraja, legaliteti, Sonila Qato ish Drejtore e ARSH, ndërsa I vetmi që nuk ka votuar ka qenë këshilltari i Bindjes Dmeorkatike, Fabian Topollari.

Këshilltarët demokrate pretendojnë se kërkesa për shkarkim është artikuluar nga ata që tre muaj nga arrestimi i Veliajt, por Endrit Braimllari nga radhët e PS, u kundërpërgjigj se tashmë janë pjekur kushtet politike ku bashkia duhet të shkojë në zgjedhje.

Pas mbledhjes të Komisionit të Ligjeve, Dorian Teliti theksoi edhe njëherë qëndrimin e PD-së se do të bashkojnë votat me PS për të miratuar shkarkimin, por shtoi se Veliaj duhet të dëgjohet në sallë. Nga ana tjetër, Endri Shabani argumentoi se nuk ka asnjë arsye pse duhet që të lejohet kryebashkiaku të jetë prezent.

“Ne kërkuam që e drejta, edhe një e të burg të përjetë të dëgjohet, jo më e kryetarit. Fakti që PS insistoi të mos dëgjohet, do jetë nesër një instrument ligjor e Veliajt për të fituar gjyqin. Është e drejta ligjore që të dëgjohet, siç është e drejta jonë t’ia themi në fryrë korrupsionin e tij, s’duam t’ia themi me korrespondenca mediatike, por t’ia themi aty në sallë. “, tha Teliti.

Të premten, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli iu përgjigj se në rast se kryebashkiaku nuk mund të paraqitet fizikisht në mbledhje, mund të dërgojë pretendimet me shkrim.

Veliaj replikoi duke i kujtuar se Sekretari nuk mund të marrë rolin e një organi kolegjial, pasi kompetencat e tij janë vetëm administrative.

Sipas tij, deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e mbledhjes, shkaqet e shkarkimit apo materialet që e ngarkojnë me përgjegjësi. Ai thekson se nuk i është garantuar e drejta për t’u dëgjuar, ndërsa shtoi se prania e tij në sallë duhej të vendosej nga Këshilli Bashkiak, edhe pa kërkesën e tij. Për këtë arsye, Veliaj i kërkoi Këshillit që të shprehet me votë për pjesëmarrjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLUMBI I ARTË"/ Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen në GJKKO: Mos je ti personi që vrau ish-deputetin?
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohet 51-vjeçari! Nën hetim i riu nga Tirana

s.autor

Postime të ngjashme

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT