• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NDËRKOMBËTAR PËR MARINAT INTELIGJENTE NË MONAKO/ Balluku: Rrjeti do të shërbejë si portë hyrëse për zhvillimin ekonomik
Home
Politikë

TAKIMI NDËRKOMBËTAR PËR MARINAT INTELIGJENTE NË MONAKO/ Balluku: Rrjeti do të shërbejë si portë hyrëse për zhvillimin ekonomik

22 September, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin ndërqeveritar për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme që u zhvillua në Monako.

Balluku u shpreh se krijimi i rrjetit do të shërbejë si portë hyrëse për zhvillimin ekonomik.

Ndër të tjera, zv/kryeministrja u shpreh se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të jetë në të njëjtin hap me vendet e tjera europian

“Sot u zhvillua në Monako, Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme dhe ato Inteligjente. Shqipëria merr pjesë për herë të parë, pasi për herë të parë, ne kemi nisur dizenjimin e një strategjie për zhvillimin e marinave nga veriu deri në jug, për ta kthyer Shqipërinë në një hub në zemër të Mesdheut, ashtu siç kanë bërë edhe fqinjët tanë, Kroacia, Mali i Zi apo Greqia.

Vitet e fundit industria detare ka njohur një zhvillim të qenësishëm. Plani për ndërtimin e një porti të ri komercial në zonën e Porto-Romanos, apo ndërtimi i portit të ri në Triport, i ka dhënë një hov të ri industrisë së marinave, pasi marina e Durrësit dhe marina e Vlorës shumë shpejt do të nisin operacionet e tyre. Por nga ana tjetër, kjo industri e re, pjesë e industrisë detare, po zhvillohet me hapa të qenësishëm dhe inovatore në të gjithë Europën.

Shqipëria duhet të jetë në të njëjtin hap edhe me vendet e tjera evropiane dhe dita e sotme në Monako ka shërbyer për të bërë lidhje shumë të mira, duke nisur nga qeveritë e ndryshme që merrnin pjesë, siç ishte rasti i Ministres së Punëve Publike dhe Industrisë Detare të Monakos, apo edhe kolegë të tjerë, por ndërkohë, pata rastin që të diskutojë me shumë investitorë të huaj nga e gjithë bota, të cilët janë shumë të interesuar për industrinë detare në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme isha i shoqëruar së bashku me skuadrën e Luca Dini dhe me arkitektin e njohur italian, i cili tashmë prej disa muajsh punon me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë për të dizenjuar këtë strategji kombëtare, strategjinë e Marinave Inteligjente dhe të Qëndrueshme. E gjithë kjo punë do ta kthejë Shqipërinë në një hub mesdhetar të një industrie si pjesë e turizmit. Turizmit, që tashmë është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tonë, por, që nga ana tjetër duhet të ketë sa më shumë inovacion për të prodhuar një qëndrueshmëri edhe për dekadat e ardhshme.

Sot ishte një ditë e shkëlqyer për të promovuar të gjithë ecurinë e infrastrukturës shqiptare. Asaj të aviacionit, infrastrukturës rrugore, por mbi të gjitha infrastrukturës detare dhe lajmi më i mirë është se kjo infrastrukturë e re, ky sektor i ri, që do të zhvillohet në vendin tonë, do të ketë nevojë për djem dhe vajza të reja të cilat duhen trajnuar dhe duhen shkolluar mbi këto inovacione dhe industrisë detare, për ta kthyer vendin tonë në një pikë tërheqëse për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë jetën e tyre, pushimet në detin shqiptar“-është shprehur Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEGAJ NË OKB/ Deklarata e presidentit: Barazia gjinore, thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK AJROR I "AIR INDIA"/ Gjykata: Pasojat u trajtuan në mënyrë jo të përgjegjshme

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT