Publikohen pamjet, ku shfaqet polici i Përmetit Artur Ago në një bisede videocall në Whatsap, me vajzën e mitur, me te cilen dyshohet se kishte krijuar raport intim. 53-vjecari është xhiruar nga 16-vjecarja, teksa masturbon gjate komunikimit. Keto pamje pjese e dosjes se prokurorise, ku rezulton se rezulton se videoja eshte regjistruar ne muajin gusht me qellimin e vetem gjobitjen e policit. Pas kesaj historie te rende shantazhi qendrojne Kristian Prifti dhe Isi Pasho, te cilet dyshohet se i kanë bërë presion 16-vjeçares, duke e detyruar të xhironte biseden.
Sipas Prokurorisë se Gjirokastres, dy shantazhuesit, kanë kanosur punonjësin e policise Artur Ago, se do te publikonin pamjet ne rrjetet sociale nese nuk paguante shumen prej 10 mije eurosh. Polici nuk pranoi te paguaje dhe u arratis ne Greqi disa dite me pare. Ndersa prokuroria e Gjirokastres thelloi hetimet, duke zbuluar se 16-vjecarja ishte abuzuar seksualisht prej 3 vitesh dhe nja njerku i sak, me iniciale P.B, njeheresh punonjes policie.
Këtë të hënë në gjykatën e Gjirokastrës u paraqiten per mase sigurie, Isi Pasho dhe Kristian Prifti, te cilet akuzohen per shantazh dhe njerku 55-vjecar qe akuzohet per ngacmim seksual. Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, ndersa Report TV meson se prokurorja Denisa Plaku ka paraqitur provat për 3 te arrestuarit, ku perfshihen deshmi, te dhena e biseda telefonike. Prokuroria akuzon dy policët për ngacmim seksual ndërsa Priftin dhe Pashon për shantazh. Avokatet pretenduan mase me te lehte, por gjyqtarja Nertila Perallaj vendosi “arrest ne burg” për te tre. E njejta mase u caktua në mungesë dhe për Agon.


