• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE/ Aksion edhe në Pogradec! Do prishen 60 objekte pa leje
Home
Aktualitet
Kronikë

LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE/ Aksion edhe në Pogradec! Do prishen 60 objekte pa leje

22 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në qytetin e Pogradecit ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike, i cili po zbatohet me intensitet të shtuar në lagjen nr. 5. Ky operacion ka si synim kthimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga subjektet private dhe individë, duke i rikthyer ato për përdorim të përbashkët nga qytetarët.

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së territorit në bashkinë e Pogradecit, Markel Hafesllari u shpreh se ndërhyrja ka nisur që nga lagjia Kala e qytetit dhe po vazhdon në lagje të tjera. Konkretisht janë mbi 60 objekte pa leje te evidentuara ne 2 lagje të qytetit. Ndërkohë po evidentohen edhe në lagje te tjera të qytetit objekte që kanë zënë hapësirën publike.

Hafesllari i ka bërë thirrje qytetarëve për lirim vullnetar, ndërkohë nuk ka pasur rezistencë gjatë prishjes së objekteve, përkundrazi në disa raste vet nga pronarët e ndërtimeve ka filluar çmontimi i platformave.

Autoritetet vendore kanë bërë me dije se ndërhyrja do të vijojë në të gjitha lagjet e qytetit, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër, më të rregullt dhe më të aksesueshëm për të gjithë banorët. Ndërsa disa prej objekteve të paligjshme janë raportuar edhe ne platformën qeveritare “hapësira ime”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOI LIRINË/ GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit
Previous article DËSHMIA E ISH-DIPLOMATIT BRITANIK NË HAGË: Nuk mendoj se Thaçi ishte kryekomandant i UÇK-së

s.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT