• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DESHMITARJA/ Unë, motra e Arielës rrëfej: Aldisoni erdhi shumë shpejt dhe … As policia e as ambulanca nuk na u përgjigjën
Home
Sociale

DESHMITARJA/ Unë, motra e Arielës rrëfej: Aldisoni erdhi shumë shpejt dhe … As policia e as ambulanca nuk na u përgjigjën

29 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Sot në “Pasdite në Top Channel” kanë folur për herë të parë familjarët e studentes 21 vjeçare, Arjela Murataj, që u vra në Tiranë pak ditë më parë nga Aldison Belulaj. Motra e viktimës tregon të vërtetën e ngjarjes dhe lidhjen që kishte viktima me vrasësin.

Bora Murataj ka treguar se më 21 janar ajo ka qenë në shtëpi bashkë me motrën kur ka marrë një telefonatë nga djali i dajës që i thotë se Aldisoni ishte nisur drejt Tiranës me mendje të keqe. Bora tregon se kanë marrë në telefon prindërit për të folur për situatën e më pas kanë tentuar të lidhen me policinë, e cila nuk i është përgjigjur. Ajo tregon se më pas do të niseshin për te komisariati Nr.4 për të bërë edhe denoncim, dhe po ruheshin që t’i fshiheshin Aldison Belulajt.

“Ai vjen shumë shpejt, e kap motrën në dorën e djathtë dhe menjëherë para derës së Mjekësisë nxjerr pistoletën dhe e godet. Ne kemi bërtitur, por asnjëri nuk na ndihmonte. Ai e godet motrën në këmbën e djathtë, që të mos lëvizte. Më pas na drejton pistoletën edhe neve. Më tej godet sërish motrën, ndërsa më tej nuk e pash se ku mori plumbi tjetër dhe godet edhe veten. Kemi marrë policinë, ambulancën dhe nuk na përgjigjej njeri. Njerëzit nuk na ndihmonin. Kemi kërkuar ndihmë vetë, ambulanca u vonua më shumë se 20 minuta. I vetmi që na ka ndihmuar ishte një doktor, i cili na thoshte se motra është gjallë. Aldi pasi plagosi motrën ishte ende me pistoletë në dorë. Ai u zvarrit në mënyrë që ta godiste sërish motrën në mënyrë që të mos shpëtonte. Na dërgojnë në rajon më pas dhe kishte mbaruar gjithçka”. tregon motra e viktimës me lot në sy.

Më pas motra e Arjelas tregon se ajo dhe Aldi nuk kanë qenë kurrë të lidhur, kanë pasur shumë shoqëri, por asgjë më tepër. “Asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur. Ata mund të kenë qenë shokë sepse njiheshin kushërinjtë tanë, që ne i themi vëllezër. Vetëm në mendjen e tij mund të kenë qenë të lidhur. Unë kam jetuar me motrën dhe më mirë se mund të ja dijë motra-motrës sekretet nuk mund t’ia dijë askush tjetër.

Nëse motra do të kishte diçka, ajo do të ma thoshte mua. Asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur. Ata mund të kenë pirë edhe ndonjë kafe shoqërore, por asgjë më tepër. Ai e konsideronte motrën shoqe, ndërsa pasi ai e ka propozuar atë, ajo është shkëputur prej tij. Ai edhe më tej vazhdonte ta propozonte, por motra i thoshte jo”, thotë Bora.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare : Guardiola transferon te City per 65 milion euro yllin e La Liga
Previous article Fatos Nano rikthehet në jetën politike shqiptare?! Ja çfarë PARALAJMËROI Rama

g.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT