• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT ARJAN NDOJ/ Dëshmon vëllai i Bashkim Haxhiajt: Aleksandër Laho më erdhi në lokal vetë i tretë, mora një mesazh kërcënues për fëmijët
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT ARJAN NDOJ/ Dëshmon vëllai i Bashkim Haxhiajt: Aleksandër Laho më erdhi në lokal vetë i tretë, mora një mesazh kërcënues për fëmijët

19 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është dëgjuar sot në gjykatë dëshmia e Arben Haxhiaj, një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor për atentatin ndaj automjetit të ish-prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të pandehur në këtë çështje janë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Arben Haxhiaj është vëllai i Bashkim Haxhiajt, i cili është i pandehur në një proces të ndarë, por të lidhur me të njëjtën ngjarje.

Në dëshminë e dhënë para trupit gjykues, Haxhiaj tregoi se në vitin 2020 jetonte në Durrës dhe kishte në pronësi një bar të vogël në lagjen nr. 5. Ai përmendi një takim që kishte pasur në lokal me Aleksandër Lahon, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut.

“E kam njohur më shumë nga televizioni, por ka ardhur vetë tek lokali, vetë i tretë. M’u prezantua. Ishte pak i shëndoshë, i rrumbullakët. Arsyeja e takimit ishte për të më paralajmëruar që im vëlla, Bashkimi, të largohej nga ky sherr,” tha Haxhiaj.

Sipas tij, gjatë bisedës i ishte përmendur atentati ndaj Julit (Julian Meçe), i cili kishte mbetur i plagosur rëndë:

“Julit ka ndenjur në allçi. Ka ngrënë 4 plumba,” shtoi ai.

Dëshmitari theksoi se nuk ka pasur lidhje me konfliktin dhe se pas bisedës me Lahon kishte vijuar punën e tij. Ai pohoi gjithashtu se kishte ndërruar numrin e telefonit, por pas kësaj kishte marrë një mesazh kërcënues.

“Më kanë thënë: Hiqni dorë, se do ta vrasim vëllain. Do të marrim edhe fëmijët e tu. Nuk e di kush e ka dërguar, por ka ndodhur pas bisedës me Rrumin,” – deklaroi ai.

Arben Haxhiaj tregoi edhe për momentin kur vëllai i tij kishte pësuar atentat dhe për faktin se ishte ndaluar nga policia menjëherë pasi kishte mbërritur në spital. Sipas tij, në makinën ku ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoj, ishin edhe Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të tre të plagosur në ngjarje.

“Po të ishte zgjidhur kush e bëri atë atentat, nuk do të isha unë këtu sot. Vij të dëshmoj se më thërrasin, por fëmijët e mi janë në rrezik, jetoj në Durrës,” tha ai, duke lënë të kuptohet se ende ka frikë për jetën e tij dhe të familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Armë në makinë dhe trafik narkotikësh, dy në pranga në Lushnjë
Previous article "MË JEP 10 MILIONË LEKË..."/ DETAJE nga abuzimi i të miturës në Këlcyrë, 16-vjeçarja ka ngacmuar policin dhe i ka dërguar video intime...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT