• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I TRANSFEROVA MOTRËS…”/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 marsit nga kolegët
Home
Aktualitet
Kronikë

“I TRANSFEROVA MOTRËS…”/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 marsit nga kolegët

16 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një “viktimë” e skemave piramidale online, tregon si është mashtruar dhe ka humbur para përmes aplikacioneve të jashtëligjshme që ka përdorur.

Elisabeta Xhepexhiu nga Gramshi, ka deklaruar në prokurori se është përdoruese e platformës XUEX, ndërsa TXEX nuk e njeh, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Xhepexhiu, që punon pranë Bashkisë Gramsh ne rolin e Drejtoreshës së Shërbimeve Sociale dhe ka deklaruar se për herë të parë është njohur me platformën në muajin mars nga kolegë të punës gjatë një drekë festë të 8 marsit. Në një orë të caktuar gjatë drekës ka vënë re se dy kolege me emrat Ermira Perisnaka dhe Jolanda Llapushi i vinte një sinjal në telefon dhe po kalonin kohë aty.Është bërë kurioze dhe i ka pyetur se çfarë po bënin dhe Ermira i ka shpjeguar se ishte bërë pjesë e një platforme të cilën nuk e kuptonte shumë mirë dhe se dy herë në dite në orare të caktuara duhet të klikonte një pike jeshile dhe se kjo i gjeneronte para online.

Pas bisedës së bërë te dreka ka hulumtuar në internet si dhe ka pyetur shoke e miq nëse kishin dijeni për platformën dhe aty ka marrë vesh se kishte persona të tjerë nga Gramshi te cilët kanë marrë pjesë në të dhe se mënyra e investimit në këto platforma ishte me kripto.

Një ditë në dreke ka biseduar me kolegen e saj shtetasen, Anita Duzha dhe e ka pyetur nëse kishte informacion për të bërë regjistrimin dhe ajo i është përgjigjur që kishte dëgjuar për platformën por që nuk e dinte se si funksiononte.

Të dyja vendosën qe ta provonin për tu regjistruar në platformë dhe pasi kanë shkarkuar XUEX kanë ndjekur hapat deri në përfundim të regjistrimit. Fillimisht është regjistruar Anita e më pas Elisabeta. Regjistrimin e kanë bërë me dëshirën e tyre pa ndonjë ndihme teknike dhe nuk i ka imponuar apo ftuar person tjetër. Shtetësja Elisabeta Xhepexhiu ka deklaruar se ka investuar 1000 euro si kapital fillestar nga të cilat 3000 euro i ka kaluar në llogarinë në Binance dhe kam një shumë tjetër në platformë akoma pa tërhequr prej rreth 5000 eurosh.

Për tërheqjen e parave ka bërë një provë duke i kaluar në bankë te Raiffaisen Bank ku ka kaluar 100USDT dhe në llogari i kanë kaluar rreth 7600 lekë të reja. Pasi ka provuar qe funksiononte nuk ka bërë me tërheqje të tjera, por i kam lëne në llogarinë në Binancë ku aktualisht ka 3014 USDT.

Në lidhje me ftesën e personave të tjerë nuk e di nëse quhet ftesë por pasi është bërë virale në qytetin e Gramshit dhe gjate një dreke familjare e kanë pyetur bashkëshorti, motra, çuni i xhaxhait e kunati se si funksionon dhe ja ka shpjeguar.

Motrën te cilën e ka të divorcuar ia ka transferuar paratë nga llogaria e asaj në Binance për ta ndihmuar pasi ka dhe dy femijë dhe ka dashur ta ndihmojë ndërsa te tjerëve u ka çuar linkun për regjistrim por që në asnjë moment nuk e ka ditur qe do kishte përfitime pasi persona te tjerë regjistroheshin me linkun që ajo i dërgonte.

Arsyeja pse ja ka shpjeguar motrës ka qenë për shkak se si investimi ashtu dhe tërheqja është bërë në mënyrë zyrtare dhe të deklaruar prandaj ka menduar se ishte diçka e ligjshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Aksident tragjik në shtegun Theth–Valbonë, turisti bie në humnerë dhe ndërron jetë
Previous article "NUK DUA QË MILIONA SHQIPTARË..."/ Deklarata “bombë” në TikTok, Eva Murati: Rashë në kurth

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT