• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË IKONË E VËRTETË”/ Trump dhe Clinton reagojnë pas vdekjes së Robert Redford
Home
Nderkombetare

“NJË IKONË E VËRTETË”/ Trump dhe Clinton reagojnë pas vdekjes së Robert Redford

16 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Robert Redford, një nga figurat më të njohura të kinemasë amerikane, ka vdekur sot në moshën 89 vjeçare. Sipas publicistëve të tij, ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Sundance, Utah, i rrethuar nga njerëzit që donte.

Disa prej kolegëve dhe admiruesve kanë bërë homazhe për të. Aktori i nominuar për Oscar, Colman Domingo, shkroi: “Me dashuri dhe admirim. Faleminderit zotëri Redford për ndikimin tënd të përjetshëm. Do të mbahet mend për breza. R.I.P’.

Edhe Presidenti Trump komentoi shkurtimisht ndarjen e Redfordi nga jeta, pasi u njoftua nga gazetarët pak para se të hipte në helikopterin presidencial Marine One për të nisur udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Robert Redford pati disa vite ku nuk kishte askënd më të mirë,” tha Trump. “Ka pasur një periudhë kur ai ishte më i kërkuari. E kam vlerësuar shumë.”

Trump nuk komentoi mbi kritikat e mëparshme që Redford i kishte drejtuar gjatë presidencës së tij. Në një editorial të shkruar për NBC në vitin 2019, Redford e kishte përshkruar Trump-in si një figurë “me sjellje diktatoriale”.

“Durimi dhe respekti ynë i përbashkët për të vërtetën, rregulli i shenjtë i ligjit, liria thelbësore e shtypit dhe liritë tona të çmuara të fjalës, të gjitha janë kërcënuar nga një njeri i vetëm,”kishte shkruar Redford në atë kohë, gjatë mandatit të parë të Trump si president.

Edhe ish-Sekretarja e Shtetit dhe kandidate presidenciale Hillary Clinton e cilësoi Redfordin si “një ikonë e vërtetë amerikane”, duke vënë në dukje jo vetëm karrierën e tij të jashtëzakonshme si aktor dhe regjisor por edhe për vlerat progresiste që ai mbrojti, mbrojtjen e mjedisit dhe aksesin në artet për brezat e rinj.

“Gjithmonë e kam admiruar Robert Redford, jo vetëm për karrierën e tij legjendare si aktor dhe regjisor, por edhe për atë që ndodhi më pas. Ai mbështeti vlerat progresive si mbrojtja e mjedisit dhe qasja në arte, ndërkohë që krijoi mundësi për brezat e rinj të aktivistëve dhe regjisorëve”,shkroi Hillary Clinton.

Kush ishte Robert Redford?

Redford, aktor dhe më pas regjisor, u bë i famshëm për filmat si Butch Cassidy and the Sundance Kid dhe All The President’s Men. Ai themeloi Festivalin e Filmit Sundance, që nga viti 1978 mbahet çdo vit në Utah, dhe u shndërrua në një institucion kryesor për kinemanë e pavarur.

Përtej kinemasë, Redford ishte edhe një aktivist i devotshëm për mjedisin. Në vitin 1975 ai kundërshtoi ndërtimin e një centrali elektrike në Utah, duke e konsideruar si një kërcënim për natyrën, ku e ftoi shërbimin televiziv “60 Minutes” për të diskutuar çështjen, dhe pas debatit planet për centralin u hoqën.

Redford themeloi në vitet ’80 Institutin për Menaxhimin e Burimeve, një organizatë që bashkon njerëz nga fusha të ndryshme për të gjetur kompromiset që mbrojnë mjedisin.

Në vitin 1989 ai organizoi Simpoziumin Sundance për Ndryshimet Klimatike Globale, dhe më vonë, në 2015, iu drejtua Kombeve të Bashkuara duke i bërë thirrje që të veprojnë menjëherë për ndryshimet klimatike.

Ai gjithashtu ishte bashkëthemelues i The Redford Center, një organizatë jo-fitimprurëse amerikane e dedikuar për krijimin e filmave që bashkëndajnë mesazhe me ndikim mjedisor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E CHARLIE KIRK/ Sonte në ora 22:00 zhvillohet seanca e parë dëgjimore me autorin e krimit Tyler Robinson, detajet
Previous article ISHIN ME PUSHIME NË DURRËS/ Zhduket nga hoteli 68-vjeçari çek, bashkëshortja bën kallëzim në polici

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT