• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste në Shqipëri 1 mijë fishekë dhe rreth 20 mijë euro, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste në Shqipëri 1 mijë fishekë dhe rreth 20 mijë euro, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit

15 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 55-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 000 euro, pa i deklaruar.

55-vjeçari do të përballet me akuzat për “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të municionit luftarak dhe një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë gjahu, armë gjahu dhe rreth 20 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe celularin e 55-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUJDES ME KOMUNIKIMIN DHE..."/ Rama këshillon deputetët e rinj të Partisë Socialiste
Previous article "KU ËSHTË HUMANIZMI"/ Kriza e një populli të braktisur në kampet e errëta të të zhvendosurve

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe Aktualitet

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT