• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIJIMI I SHTETIT PALESTINEZ/ OKB voton rezolutën me shumicë dërrmuese, Shqipëria abstenon
Home
Nderkombetare

KRIJIMI I SHTETIT PALESTINEZ/ OKB voton rezolutën me shumicë dërrmuese, Shqipëria abstenon

13 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap rrugën krijimin e shtetit të Palestinës. Deklarata 7-faqëshe është rezultat i një konference ndërkombëtare në OKB në korrik, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca, mbi konfliktin prej disa dekadash.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli bojkotuan deklaratën, ndërsa Shqipëria abstenoi. Në total rezoluta mori 142 vota pro dhe 10 kundër, ndërsa 12 vende abstenuan.

“Për ata që duan paqe, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të shpëtojnë jetë, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan t’i japin fund luftës në Gaza, këtij agresioni, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të lirojnë pengjet dhe të burgosurit, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan t’i japin fund mohimit të ushqimit dhe të vendosin urinë kundër popullit palestinez në Gaza, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të rindërtojnë Rripin e Gazës, ejani dhe bashkohuni”, tha vëzhguesi palestinez.

Vota vjen përpara një takimi të udhëheqësve botërorë më 22 shtator, të Asamblesë së Përgjithshme të nivelit të lartë të OKB-së, ku Britania, Franca, Kanadaja, Australia dhe Belgjika pritet të njohin zyrtarisht një shtet palestinez. Deklarata e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë dënon sulmet kundër Izraelit nga militantët palestinezë Hamas më 7 tetor 2023, të cilat shkaktuan luftën në Gaza.

Deklarata përfshin një ekuivalencë morale shqetësuese dhe nuk arrin të njohë realitetin se terrorizmi i Hamasit më 7 tetor ishte arsyeja pse kjo luftë ishte e nevojshme, dhe refuzimi i tij për të liruar pengjet dhe për të dorëzuar armët është arsyeja pse kjo luftë vazhdon. Versioni i deklaratës që po votohet në OKB vazhdon të përmbajë gjuhë që mbështet të ashtuquajturën të drejtë kthimi. Gjë që do të thoshte vdekjen demografike të Izraelit si shtet hebre. Për këto arsye, Shtetet e Bashkuara i nxisin delegacionet të bashkohen me ne në votimin kundër rezolutës”, tha Morgan Ortagus, Ambasadore e SHBA-së në OKB.

Rezoluta gjithashtu dënon sulmet e Izraelit kundër civilëve dhe infrastrukturës civile në Gaza, rrethimin dhe urinë, “të cilat kanë rezultuar në një katastrofë humanitare shkatërruese dhe krizë mbrojtjeje”. Deklarata e mbështetur nga rezoluta thotë se lufta në Gaza “duhet të përfundojë tani” dhe mbështet vendosjen e një misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizimi të mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA E RE E RAMËS/ Shkrimi i BBC: Ministrja e parë në botë nga AI do të eliminojë korrupsionin
Previous article PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË NEPALI/ Nepali zgjedh kryeministren e parë femër. Kush është ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Sushila Karki?

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT