Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar menjëherë pas lajmit se aktivisti konservator Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri gjatë një eventi në Utah Valley University.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi:
“Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar me armë zjarri. Një djalë i shkëlqyer nga fillimi deri në fund. Zoti e bekoftë!”.


