• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPERACION I MADH NË PRISHTINË/ 10 persona në pranga, akuzohen për drogë dhe armë
Home
Rajon

OPERACION I MADH NË PRISHTINË/ 10 persona në pranga, akuzohen për drogë dhe armë

9 September, 2025 s.autor Rajon

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një operacion në fshatin Rimanisht të Komunës së Prishtinës, ku janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë edhe shtetas nga Shqipëria.

Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprat penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge, apo mjeteve dhe materialeve narkotike”, sipas nenit 268 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për “Mbajtje të paautorizuar të armëve në pronësi, kontroll apo posedim”, bazuar në nenin 366 të të njëjtit Kod.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të madhe narkotikësh, armë zjarri, si dhe prova të tjera materiale të cilat do të përdoren në vijim të hetimeve. Prokurori i shtetit, në bashkëveprim me Policinë e Kosovës, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndjekur nga afër zhvillimet.  Personat e dyshuar janë ndaluar dhe ndaj tyre do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit brenda afateve të parashikuara me ligj. Prokuroria ka theksuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm në luftimin e veprave penale që rrezikojnë rendin dhe sigurinë publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË TË MIRËT NË FUSHË/ Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë
Previous article SHQIPËRI-LETONI/ Shiten të gjitha biletat për ndeshjen

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT