• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FUNDI I NJË SAGE FAMILJARE”/ Rupert Murdoch arrin marrëveshjen e trashëgimisë mbi perandorinë mediatike
Home
Nderkombetare

“FUNDI I NJË SAGE FAMILJARE”/ Rupert Murdoch arrin marrëveshjen e trashëgimisë mbi perandorinë mediatike

9 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një betejë shumëvjeçare për trashëgiminë brenda perandorisë konservatore të medias së Rupert Murdoch ka marrë fund, me të birin Lachlan që do të marrë kontrollin e grupit mediatik.

Sipas BBC, marrëveshja, të cilën familja e njoftoi të hënën, do të sigurojë vazhdimin e prirjes konservatore të Fox News, The Wall Street Journal dhe The New York Post pas vdekjes së Rupert-it, tashmë 94 vjeç.

Sipas marrëveshjes, Lachlan Murdoch do të kontrollojë një fondin e ri të besimit, ndërsa motra Prudence MacLeod dhe vëllezërit Elisabeth e James Murdoch nuk do të jenë më përfitues të asnjë trusti që ka aksione në Fox apo News Corp.

Kjo pason vite tensionesh mes manjatit të medias dhe tre prej fëmijëve të tij mbi të ardhmen e gazetave dhe televizioneve familjare.

Përplasja e brendshme e familjes Murdoch shërbeu si frymëzim për serialin e suksesshëm televiziv Succession. Marrëveshja e shpallur të hënën – finalja e sagës reale – i jep fund gjithë proceseve gjyqësore mbi fondin familjar.

Vëllezërit dhe motra më të mëdhenj politikisht më moderuar, pritet të shesin aksionet e tyre në Fox dhe News Corp gjatë muajve në vijim. Ata do të bëhen gjithashtu përfitues të një fondi të ri, i cili do të marrë të ardhura nga shitja e rreth 14.2 milion aksioneve të News Corp dhe 16.9 milion aksioneve të Fox Corp.

Lachlan, Prudence, James and Elisabeth Murdoch

Lachlan, Prudence, James and Elisabeth Murdoch

Sipas raporteve, Prudence, Elisabeth dhe James do të marrin rreth 1.1 miliardë dollarë secili. Shitja e aksioneve do t’i shtohet trashëgimisë ekzistuese, por do t’i parandalojë ata nga çdo ndikim mbi orientimin politik të mediave familjare.

Andrew Neil, ish-kryeredaktor i Sunday Timesdhe kryetari themelues i Sky TV, e cilësoi rezultatin si një sukses për Rupert Murdoch, megjithëse “një sukses i shtrenjtë”.

Duke e përshkruar Lachlan si “një kopje të babait”, Neil tha se frika e Rupert-it ishte që “kur ai të shkonte në redaksinë e madhe në qiell, Lachlan do të mbetej i tejkaluar në vota” nga tre fëmijët më të mëdhenj “me prirje liberale”.

“Kjo nuk do të ndodhë më sepse ata ‘u blenë’… Lachlan Murdoch tani është mbreti i kodrës në një fondi të ri menaxhues, që ka kontrollin e organizatës dhe e drejton atë pa frikë ndërhyrjeje nga vëllezërit e motrat”, tha ai për BBC.

James Murdoch vitet e fundit është distancuar nga biznesi i familjes, duke përmendur mospajtime mbi përmbajtjen editoriale. Lachlan, aktualisht kryetar i News Corp, shihet gjerësisht si më konservatori politikisht ndër fëmijët më të mëdhenj të Rupert-it.

Profesori Matthew Ricketson nga Universiteti Deakin në Melbourne tha se beteja e gjatë ligjore kishte të bënte me kontrollin familjar të një perandorie gjigante që Rupert gjithmonë e ka përshkruar si “një biznes familjar”.

“Duket se i ka ndarë familjen në copa në këtë proces,” tha ai për programin Today të BBC.

News Corp deklaroi: “Udhëheqja, vizioni dhe menaxhimi nga kryetari i kompanisë, Lachlan Murdoch, do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme për të udhëhequr strategjinë dhe suksesin e kompanisë.”

Nga gjashtë fëmijët e Rupert-it, katër më të mëdhenjtë ishin përfshirë në perplasje ligjore për të ardhmen e kompanisë. Fëmijët më të vegjël nga martesa me Wendi Deng Murdoch, Chloe dhe Grace, janë gjithashtu përfitues në fondi te ri familjar.

Lachlan ka drejtuar perandorinë mediatike që prej shtatorit 2023, kur Rupert u tërhoq, megjithëse mbeti kryetar emeritus i Fox Corporation dhe News Corp.

Prof. Ricketson tha se James, Elisabeth dhe Prudence – në veçanti James – “kanë kundërshtuar mënyrën se si News Corporation dhe Fox Corporation kanë kryer punën e tyre”, përfshirë raportimet mbi ndryshimet klimatike dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Beteja për kontrollin e perandorisë u zhvillua kryesisht me dyer të mbyllura në Nevada, shtet që ofron privatësi të pazakontë për mosmarrëveshjet e trusteve familjare, pasi Rupert mori hapin e papritur për të ndryshuar kushtet e fondit te menaxhimit.

Ai donte të siguronte që perandoria t’i kalonte vetëm Lachlan-it, jo të katër fëmijëve më të mëdhenj, por në dhjetor të vitit të kaluar një gjykatë në Reno e refuzoi këtë përpjekje, duke thënë se Rupert dhe Lachlan kishin vepruar me “keqbesim”.

Marrëveshja e së hënës ishte një “zgjidhje e ndërsjellë e proceseve ligjore”, sipas kompanive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA DETAJE/ Autori ndoqi viktimat në lokal dhe i qëlloi nga pas. Eci në këmbë për 300 metra me armë në dorë, më pas…
Previous article ZBULIMI I VARRIT MONUMENTAL NË BULQIZË/ Artan Shkreli: Është grabitur ditën për diell me eskavator, nga kërkuesit kriminal të thesareve

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT