• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESHKAT ME NIKEL/ Ekspertët do hetojnë nëse metali ka si shkak ujin e Devollit e të Shkumbinit
Home
Aktualitet
Kronikë

PJESHKAT ME NIKEL/ Ekspertët do hetojnë nëse metali ka si shkak ujin e Devollit e të Shkumbinit

4 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pjeshka e Divjakës e kontaminuar me nikel është asgjësuar në Kroaci dhe nuk u kthye në vendin e origjinës.

Kështu njofton ministria e Bujqësisë në një komunikatë zyrtare datë 22 gusht.

“Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas. Sasia prej 5,562 kg pjeshkë u dërgua drejt Kroacisë, ku edhe u asgjësua”.

Përmbajtja e nikelit mbi normat e lejuara bëri që Kroacia të asgjësojë menjëherë pjeshkën, pasi ky metal i rëndë mund të shkaktojë sëmundje kancerogjene dhe të rrezikojë shëndetin e njeriut.

Ekspert i sigurisë ushqimore, Kapllan Sulaj thotë: “Nikeli është një metal shumë i rrezikshëm, nxit sëmundjet alergjike dhe bllokon aparatin e frymëmarrjes, madje është tepër kancerogjen, prandaj është në listën e metaleve më të rrezikshme.”

Edhe pse AKU thekson se ky produkt nuk ka hyrë në tregun vendas dhe nuk është konsumuar nga shqiptarët, ministria nuk ka sqaruar se si ky metal i rëndë arriti të gjendej në produkt. Ekspertët e sigurisë ushqimore tregojnë se pjeshka mund të jetë kontaminuar nga spërkatja me pesticide që përmbajnë metale të rënda.

Pesticidet e reja kanë në përbërje të tyre metale të rënda, siç është nikeli. Ato mund të jenë spërkatur mbi bimë për të eliminuar insektet, sepse nikeli bllokon frymëmarrjen e gjallesave”, thotë Sulaj.

Por kjo nuk është rruga e vetme e mundshme, pasi tokat bujqësore të Divjakës ku është kultivuar pjeshka mund të jenë furnizuar me ujë nga lumenjtë që përmbajnë nikel.

Shpend Ahahini, ekspert i sigurisë ushqimore: “Pjeshka me nikel mund të ketë rezultuar nga vaditja e tokës me ujë nga lumenjtë Devoll ose Shkumbin, të cilët përmbajnë metale të rënda. Por para se të flasim, duhet të bëhen analiza.”

Sistemi i gjurmueshmërisë nuk duhet të garantojë vetëm lokacionin e produktit, por mbi të gjitha duhet të japë përgjigje përse ky metal u gjend në pjeshkë, nëse fajin e ka fermeri, toka apo uji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOTA E MODËS NË ZI/ Ndërron jetë Giorgio Armani
Previous article DENAR BIBA TËRHIQET NGA GARA/ Ja kandidatët e kualifikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT