• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TURISTËT “DYNDEN” NË JUG/ Rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
Home
Sociale

TURISTËT “DYNDEN” NË JUG/ Rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

2 September, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës.

Festim Skëndaj, Shefi i Përpunimit të të Dhënave të Trageteve, thotë se pavarësisht problematikave që ka pasur porti i Vlorës, ai është përballur me një fluks të lartë pasagjerësh.

“Sezoni ka qenë i suksesshëm, veçanërisht për muajin gusht,” thotë Skëndaj. “Në dalje kemi pasur 36 mijë e 200 pasagjerë dhe 10,500 mjete, ndërsa në hyrje 31 mijë e 200 pasagjerë dhe 8,500 mjete”, thotë Skëndaj.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual, numri i emigrantëve që janë kthyer në shtëpi për pushime dhe ai i turistëve të huaj ka qenë thuajse i njëjtë.

Ata që kanë dominuar kanë qenë italianët, por nuk kanë munguar edhe kombësi të tjera.

“Ka pasur jo vetëm italianë, por edhe nga Franca, Polonia, Ukraina dhe Spanja,” shton ai.

Megjithatë, punimet që po kryhen aktualisht në portin e Vlorës kanë ndikuar negativisht në menaxhimin e fluksit të pasagjerëve.

“Mundësitë që ofron ky port janë të kufizuara. Hapësira është më e vogël dhe ka probleme në përpunimin e mjeteve,” thekson Skëndaj.

Portin e Vlorës e zgjedhin kryesisht pasagjerët që vijnë për të kaluar pushime në Vlorë dhe në jug të vendit.

“Nuk është se e zgjedhin për vetë portin e Vlorës, por për shkak të afërsisë dhe sepse është një linjë e lirë,” përfundon ai.

Ndërkohë, përgjatë shtatorit dhe gjatë vjeshtës, fluksi në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës po kthehet drejt normalitetit, duke qenë në rënie dhe plotësisht i përballueshëm nga autoritetet portuale.(Euronews Albania)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Po lëvizte me biçikletë, 51-vjeçarja përplaset nga automjeti në Korçë
Previous article VUÇIÇ TAKOHET ME PRESIDENTIN SERB/ Në fokus bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe furnizimin me gaz rus

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT