• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI TË HIDHTE NË ERË NJË STADIUM TË TËRË/ “Banditi i Lushnjes”, që po sfidon ligjin për të qëndruar në Britani
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTOI TË HIDHTE NË ERË NJË STADIUM TË TËRË/ “Banditi i Lushnjes”, që po sfidon ligjin për të qëndruar në Britani

1 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

I dënuar me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, M.Ç, tashmë ka nisur një kalvar tjetër gjyqesh, por jo në Shqipëri. Pasi planifikoi që të hidhte në herë stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnje, ai u nis drejt Mbretërisë së Bashkuar me një pasaportë false.

59-vjeçari shkoi në Britani si azilkërkues në përpjekje për t’u bashkuar me familjen e tij, pasi kreu 23 vite burg për vrasjen e një polici më 14 prill të vitit 2000. M.Ç nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, si pjesë e një prej bandave të Lushnjes, ai është i përfshirë në shumë vepra penale. Ishte pikërisht kjo “dega” pas të cilës ai mbahet fort për të qëndruar në Britani.

Ai pretendon se nëse kthehet në Shqipëri, do ta vrasin bandat e krimit për shkak të gjakmarrjes, e hakmarrjes. Duket e habitshme se si një kriminel i kërkuar nga drejtësia, po përdor ligjin për të qëndruar në Britani.

I lindur në qytetin shqiptar të Lushnjës, M.Ç pretendon se dikur ka qenë biznesmen dhe ka drejtuar një biznes shitje makinash në Gjermani si dhe ka punuar në një klinikë dentare dhe një spital.

Ai kishte planifikuar të shpërthente një bombë në stadiumin e Lushnjes në vitin 2000. Pas zbulimit të komplotit në vitin 2001, gjykata e e dënoi atë me pesë vite burg.

Ndërkohë në vitin 2006 u dënua me 25 vjet burg për “pjesëmarrje në organizata kriminale”, vrasjen e një oficeri policie dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. Ai u lirua në dhjetor të vitit 2022, pasi kishte kryer më shumë se 23 vite nga dënimi i tij 25-vjeçar.

Në dhjetor të viti 2022 ai u largua nga Shqipëria për në Spanjë, udhëtoi për në Itali dhe më pas fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar me atë që ai pranoi se ishte një pasaportë false, duke mbërritur në Heathroë në janar të vitit 2023.

Kur u intervistua fillimisht nga Zyra e Brendshme, M.Ç pohoi se “tre grupe të tmerrshme bandash” po i “vinin pas” atij dhe familjes së tij, sepse kishte qenë anëtar i “bandës së Lushnjës”.

Në një letër drejtuar gjykatës të shkruar në emër të tij thoshte se anëtarët e bandës rivale do ta “ekzekutonin atë për hakmarrje” nëse ai kthehej që atëherë ka ndryshuar historinë e tij, thonë avokatët e Home Office, duke pretenduar se ai kurrë nuk ishte me të vërtetë një anëtar i bandës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORUMI STRATEGJIK I BLEDIT/ Rama në panelin e liderëve me Komisioneren Kos
Previous article "JETOI GJITHNJË ME KOKËN LART"/ Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit: Lamtumirë Barba Taqo...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT