• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA NGA BBC: Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?
Home
Nderkombetare

ANALIZA NGA BBC: Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?

29 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump ka vendosur të anulojë mbrojtjen e ‘Secret Service’ për ish-Zëvendëspresidenten Kamala Harris, vetëm shtatë muaj pas largimit të saj nga detyra.

Vendimi ka shkaktuar polemikë të fortë në politikën amerikane, pasi Harris pritet të nisë së shpejti një turne të gjerë kombëtar për promovimin e librit të saj, “107 Days”, që rrëfen periudhën e shkurtër dhe të tensionuar të kandidaturës së saj presidenciale në vitin 2024, analizon BBC.

Çfarë thotë ligji?

Ligji federal i vitit 2008 parashikon që ish-zëvendëspresidentët dhe familjet e tyre gëzojnë mbrojtje nga Secret Service për gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit të tyre. Ky afat mund të zgjatet në raste të veçanta, kur Sekretari i Sigurisë Kombëtare vlerëson se ekziston rrezik i shtuar.

Sipas burimeve të CNN, Joe Biden, pak para largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar 2025, kishte firmosur një urdhër të fshehtë për zgjatjen me një vit të mbrojtjes për Harris, një vendim që tani Trump e ka anuluar.

A përballet Harris me kërcënime reale?

Ndërsa një vlerësim i fundit i kërcënimeve nuk ka identifikuar ndonjë rrezik të menjëhershëm ndaj Harris, burime nga stafi i saj janë shprehur se pozita e saj si gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë që ka shërbyer si zëvendëspresidente e bën atë një figurë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të urrejtjes.

Në vitin 2024, disa individë u arrestuan për kërcënime të drejtpërdrejta ndaj saj, përfshirë plane për atentat dhe përhapje videosh me armë dhe gjuhë të dhunshme.

Zemërim në Kaliforni:

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e quajtur “politikisht të motivuar dhe hakmarrës”.

“Siguria e zyrtarëve publikë nuk duhet të jetë lojë politike. Ky është një vendim i rrezikshëm dhe i motivuar nga mllefi politik,” – u shpreh zëdhënësi i Newsom për CNN.

Trump: Shërbimi Sekret është i mbingarkuar

Sipas analistit Ronald Kessler, i cili ka shkruar për Shërbimin Sekret, vendimi ka një anë praktike: agjencia është e mbingarkuar dhe nën presion logjistik.

“Turneu i librit të Harris do të kërkonte qindra orë pune, dhjetëra makina dhe agjentë që ta shoqëronin në qytete të ndryshme. Është barrë e madhe për një agjenci tashmë të shtrirë në maksimum,” u shpreh ai për BBC.

Kessler shtoi gjithashtu se Trump ka hequr mbrojtjen edhe për figura të tjera, përfshirë Hunter dhe Ashley Biden, si dhe ish-zyrtarë të administratës së vet si Mike Pompeo dhe Anthony Fauci, duke e portretizuar vendimin si pjesë e një spastrimi politik të gjerë.

Presidentët mbrohen përjetë – zëvendësit jo

Ndryshe nga ish-zëvendëspresidentët, ish-presidentët amerikanë gëzojnë mbrojtje të përhershme nga Secret Service. Kjo falë një ligji të nënshkruar nga Barack Obama në vitin 2013, që riktheu mbrojtjen e përjetshme të liderëve të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë.

Vetëm Richard Nixon në vitin 1985 kishte zgjedhur të heqë dorë vullnetarisht nga kjo mbrojtje, për të kursyer buxhetin e agjencisë.

Për momentin, Kamala Harris do të jetë e detyruar të kërkojë mbrojtje private për të përballuar turin e saj mediatik, një kosto që, sipas ekspertëve, mund të arrijë miliona dollarë në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË MEKSIKË/ Influencerja e njohur në “Tik Tok” gjendet e vdekur bashkë me burrin dhe dy fëmijët në një kamion
Previous article KOSOVA NË LINJË ME SHBA/ Zgjeron listën e organizatave të huaja terroriste

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT