Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është liruar nga burgu pas dënimit me 2 vite burg të dhënë nga GJKKO. Ai ishte dënuar për shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë dhe sipas përllogaritjeve, dënimi i tij tashmë ka përfunduar i gjithi, me 2 vite e 20 ditë burgim.
Jorgo Goro sips përllogaritjeve rezulton se është arrestuar më 23 mars 2024 me urdhër të SPAK-ut dhe më pas me masa sigurie dhe vendime të GJKKO-së.
Masa e sigurisë ka qenë “arrest me burg” për shpërdorim të detyrës. Më 13 mars 2025 dhe më pas më 22 korrik 2025, shkalla e parë dhe Apeli i GJKKO kanë konfirmuar dënimin përfundimtar me 2 vite dhe 20 ditë burgim ndaj ish-kryebashkiakut.


