• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITET LINDJA E MESME: Izraeli vret kryeministrin e rebelëve Huthi në Jemen
Home
Nderkombetare

TRONDITET LINDJA E MESME: Izraeli vret kryeministrin e rebelëve Huthi në Jemen

29 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 693-të, me zhvillime të reja që kanë tronditur rajonin dhe opinionin ndërkombëtar.

Sipas disa mediave, Ahmed Ghaleb Al-Rahwi, kryeministri i qeverisë së rebelëve Huthi në Jemen, është vrarë të enjten në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin Sana’a.

Lajmi është raportuar fillimisht nga gazeta jemenase “Aden Al-Rad”, sipas burimeve të cituara nga portali izraelit Ynet. Sulmi, që synonte një banesë në një zonë të banuar, ka pasur në shënjestër Al-Rahwi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të lëvizjes Huthi, të cilët raportohet se ndodheshin aty në momentin e bastisjes.Ndërkohë, tensionet mbeten të larta edhe brenda Izraelit. Familjet e pengjeve izraelite që mbahen në Rripin e Gazës kanë njoftuar një protestë masive më 3 shtator përpara rezidencës zyrtare të kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem. Ato kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e menjëhershëm të të afërmve të tyre.

Protestat janë përballur me kundërshtimin e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, i cili ka shprehur dëshirën për t’i ndaluar ato në rrugë dhe në ambiente fetare si sinagogat. Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ka deklaruar prerë se “nuk do të ketë plan” për krijimin e një shteti palestinez, duke forcuar qëndrimin e qeverisë izraelite ndaj kërkesave ndërkombëtare për zgjidhje me dy shtete.

Presioni ndaj Izraelit po rritet edhe në arenën ndërkombëtare. Në një letër të përbashkët drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, Suedia dhe Holanda kanë kërkuar ndërmarrjen e masave konkrete kundër Izraelit për shkelje të të drejtave të njeriut.

Situata mbetet e paqëndrueshme, me konflikte që përfshijnë jo vetëm Gazën, por edhe zona të tjera të Lindjes së Mesme, si Jemeni, ku përplasjet po përhapen përtej kufijve tradicionalë të luftës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Identifikohet personi që u gjet i pajetë në Librazhd, dyshohet se pësoi infarkt
Previous article SITUATA ME ZJARRET NË VEND/ Evidentohen 26 vatra gjatë 24 orëve të fundit, 4 prej tyre ende aktive

s.autor

Postime të ngjashme

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7 Botë

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT