• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ Zbulohet e shkuara e Kristjan Konit në Itali, nga trafiku i drogës te lidhje me Camorran
Home
Breaking News

DOSJA/ Zbulohet e shkuara e Kristjan Konit në Itali, nga trafiku i drogës te lidhje me Camorran

28 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga e shkuara kriminale e 45-vjeçarit Kristjan Koni me 4 identitete të tjera, të cilit sot (28 gusht 2025) ju sekuestruan pasuri me vlerë 26 milionë euro.

Kristjan Koni alias Olsi Meta ka qenë i dënuar në Itali si pjesë e një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke mbajtur lidhje edhe me eksponentë të Camorras napoletane.

Sipas dosjes hetimore të asaj periudhe, organizata kriminale eksportonte marijuanë e kokainë nga Spanja, Holanda dhe Shqipëria, të cilat i dërgonin më pas në Italim, dhe që si bazë të operacioneve të tyre kishin zgjedhur zonën e Puglias dhe të Barit.

Rreth 20 vite më parë, kur dhe kjo organizatë kriminale u godit nga autoritetet italiane, u arrestuan disa shtetas italianë dhe shqiptarë, mes të cilëve Dritan Aga 33 vjeç (në atë kohë), Arian Aga 31 vjeç, Loni Paluka 28 vjeç.

Roli i Kristjan Konit në organizatën e drogës në Itali:

Kristjan Koni ose Olsi Meta konsiderohej nga autoritetet italiane si koka e organizatës, që e drejtonte nga Bolonja, një qytet strategjik për shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytete të ndryshme të Italisë.

Olsi Meta konsiderohej si i pakapshëm dhe jetoi në Bolonja për disa vite, duke furnizuar me kokainë qytetet kryesore italiane, përfshirë edhe ato në Puglia.

Olsi Meta ose Kristjan Kroni, së bashku me Arben (Loni) Palukën e Artan Karajn, u arrestua në Dhjetor të vitit 2007, por më vonë u lirua dhe u arratis.

Trafiku i drogës dhe lidhjet me Camorran napoletane:

Paluka ai që mbante frenat e organizatës në zonën e Altamuras, në kontakt të ngushtë me Fran Çokun. Ky i fundit ishte përgjegjësi në Shqipëri prej nga siguronte dhe dërgonte në Itali lëndët narkotike përmes porteve të Barit dhe Brindisit.

Që  të dy ishin gjithashtu në kontakt me Gaetano Marinon, i cili ishte një nga udhëheqësit e klanit të camorras napoletane, “Secondigliano”. Një tjetër anëtar i dyshuar i Camorras, Santolo Carotenuto, garantonte dërgesat e narkotikëve nga Holanda në organizatën shqiptare të trafikimit të drogës.

Përgjatë viteve të funksionimit të kësaj organizate kriminale, policia italiane kishte arrestuar disa persona si dhe kishte sekuestruar 50 kilogramë marijuanë, kokainë dhe heroinë. Një sasi prej 43 kg marijuanë që ishte sekuestruar, ishte e paketuar në blloqe dhe e fshehur në gomën rezervë të një kamioni të nisur nga Shqipëria.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË MIRAS TË KORÇËS/ Ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Previous article DETAJET E PARA/ Aksident i trefishtë në Tunelun e Llogarasë, çfarë thotë policia

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

VRASJA E POLICIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI/ Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes Aktualitet

VRASJA E POLICIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI/ Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT