• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS/ Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar
Home
Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

28 August, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë.Një burim i besueshëm në PS tha për  Top Channel, se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë për anonçimin e ministrave të rinj.

Prezantimi i emrave të ministrave të rinj, një ditë pas seancës së parë të Parlamentit shënon një ndryshim në traditën e shpalljes së qeverisë në këto 12 vite, kur deri tani fundi i gushtit ka qenë periudha kur Asambleja socialiste thirrej për t’u njohur me kabinetin e ri.
Pra, kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.

E ndërsa askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të qëndrojë në detyrë, dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërtuar skuadrën e re qeverisëse.

Së pari do të ulë në tryezën e Këshillit të Ministrave, ministra me profil të lartë teknik, kjo në shërbim të procesit të mbylljes së kapitujve të hapur të anëtarësimit në BE.

Së dyti, Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.

Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të 11 shtatorit, po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe kreun e Grupit Parlamentar.

Krahas ministrave të rinj, pritet edhe riformatimi i disa ministrive, të cilët brenda vetes me strukturën e sotme përfshinë shumë dikastere.

Numërimi drejt 11 shtatorit ka nisur ashtu si ethet për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.

Ama një gjë është e sigurt: Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET E OPERACIONIT NË DURRËS/ Kush janë dy të arrestuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore
Previous article NDRYSHIMET NË KODIN PENAL: Garat në rrugë dhe parakalimet e gabuara do të konsiderohen vepra të rënda penale

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT