• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MASHTRIME FINANCIARE PËR TREGËTINË E NAFTËS”/ Rezart Taçi dënohet nga gjykata në Zvicër
Home
Aktualitet
Kronikë

“MASHTRIME FINANCIARE PËR TREGËTINË E NAFTËS”/ Rezart Taçi dënohet nga gjykata në Zvicër

27 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është dënuar me 30 muaj burgim nga një gjykatë në Zvicër për mashtrime financiare në lidhje me tregtinë e naftës.

Nga këto, 24 muaj janë me kusht dhe do të zbriten edhe 195 ditë të kaluara më parë në paraburgim në Zyrih.
Dënimi është dhënë nga Gjykata Penale e Gjenevës për një sërë mashtrimesh që lidhen me aktivitetin e tij në industrinë e naftës në vendin tonë, me lidhje të shumta edhe në Zvicër, raporton gazeta zvicerane ‘Le Temp’.Sipas aktakuzës, Taçi ka kryer mashtrime të sofistikuaradhe falsifikime dokumentesh duke dëmtuar rëndë kompaninë ndërkombëtare të certifikimit SGS, e cila deri së fundmi kishte selinë në Gjenevë.

54-vjeçari i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është gjykuar në mungesë.
Edhe pse ndodhet në arrati, njëri prej avokatëve të tij konfirmoi se e kishte kontaktuar së fundmi, dhe se biznesmeni ka pranuar akuzat ndaj tij. Gjyqi ndaj Taçit ishte zhvilluar në mungesë.
Taçi ka rënë dakord të dëmshpërblejë kompaninë SGS me 8.8 milionë dollarë, pa përfshirë interesat vjetore prej 5%, dhe do të mbulojë edhe një pjesë të kostove gjyqësore.
Rezart Taçi është i dyshuar prej të paktën katër vitesh në Shqipëri për pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar, përfshirë kontakte të dyshuara me mafien siçiliane.
Në kulmin e karrierës së tij, sipas mediave shqiptare, Taçi kishte gjeneruar deri në 1.5 miliardë dollarë nga aktivitetet e tij në tregtinë e naftës, të cilat i nisi në fund të viteve 1990 me themelimin e kompanisë “Taçi Oil”.
Sipas gjykatës, një nga skemat më të sofistikuara të mashtrimit përfshinte manipulimin e sasisë së karburantit në cisterna përmes instalimit të valvulave të fshehta, që lejonin shkarkimin e mallrave pa u vënë re nga SGS apo palët e tjera. Ai gjithashtu përdori dokumente të falsifikuara për të mbuluar mungesën e naftës.
Kujtojmë se Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në nëntor të vitit 2021, pasi u akuzua se ishte përfshirë në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Trump i kërkoi drejtësisë të ngrejë akuza ndaj miliarderit George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros
Previous article PAS NDARJES NGA SHPATI/ Selvije Jao shprehet se ka gjetur qetesinë: Një kapitull i ri për mua dhe Roelin

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT