• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INDIA TESTON ME SUKSES RAKETËN BALISTIKE AGNI-5/ E aftë të godasë objektiva në gjithë territorin e Kinës
Home
Nderkombetare

INDIA TESTON ME SUKSES RAKETËN BALISTIKE AGNI-5/ E aftë të godasë objektiva në gjithë territorin e Kinës

21 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

India ka deklaruar se ka testuar me sukses raketën balistike me rreze të mesme veprimi Agni-5, e cila, sipas autoriteteve, është e aftë të mbajë një kokë bërthamore dhe të godasë objektiva në çdo pjesë të territorit të Kinës.Testimi u krye të mërkurën në shtetin lindor të Odishës, ku raketa u lëshua me sukses dhe “vleftësoi të gjitha parametrat operacionalë dhe teknikë”, njoftoi Ministria indiane e Mbrojtjes.

Agni-5 është pjesë e një arsenali në zgjerim të raketave balistike të prodhuara në Indi, të ndërtuara për të përforcuar aftësitë mbrojtëse të vendit përballë rivalëve strategjikë, veçanërisht Kinës dhe Pakistanit.

Marrëdhëniet mes Indisë dhe Kinës mbeten të tensionuara që prej përplasjes së përgjakshme në kufi në vitin 2020. Megjithatë, kohët e fundit janë ndërmarrë disa hapa për përmirësimin e dialogut, përfshirë një takim mes kryeministrit indian Narendra Modi dhe presidentit kinez Xi Jinping, në një samit në Rusi.

India është gjithashtu pjesë e aleancës së sigurisë Quad (me SHBA-në, Japoninë dhe Australinë), një strukturë që shihet si një përpjekje për të balancuar ndikimin në rritje të Kinës në Azi.

Nga ana tjetër, marrëdhëniet me SHBA-në kanë hasur sfida kohët e fundit, për shkak të presionit të Uashingtonit që India të ndalë importet e naftës nga Rusia. Në mungesë të një marrëveshjeje, SHBA ka paralajmëruar dyfishimin e tarifave të importit për mallrat indiane, duke rritur tensionet tregtare mes dy aleatëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E CNN/ Me një ushtri të rraskapitur Izraeli fillon operacionin për pushtimin e Gazës, a është kjo lëvizje “dënim me vdekje” për pengjet izraelite?
Previous article "DHURATË VETES"/ Neda Balluku e thotë troç: Vitin e ardhshëm do bëj gjoksin...

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT