• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË SHTËPINË E BARDHË/ Rubio mohon: Krerët europianë nuk po vijnë me Zelenskyn që ta mbrojnë prej “bullizimit”!
Home
Nderkombetare

TAKIMI NË SHTËPINË E BARDHË/ Rubio mohon: Krerët europianë nuk po vijnë me Zelenskyn që ta mbrojnë prej “bullizimit”!

18 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, insistoi përpara takimit të Washingtoni se udhëheqësit europianë që i bashkohen Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në bisedimet me kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, “nuk po shkojnë atje që të parandalojnë bullizimin e tij, apo nënshkrimin e një “marrëveshjeje të pafavorshme”, por insistoi se ata janë ftuar nga administrata amerikane.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk do të vijnë këtu për të parandaluar ngacmimin e Zelensky-t. Ata po vijnë këtu sepse kemi punuar me europianët. Javën e kaluar folëm me ta. Në i ftuam të vinin, dhe ata vijnë sepse zgjodhën vetë ta bënin një gjë të tillë”, shprehet Marco Rubio.

Zelensky dhe udhëheqësit europianë janë planifikuar të takohen me Trump në Uashington, si një vazhdim i samitit mes Trump dhe Putin në Alaska të premten që dështoi të prodhonte një armëpushim, thotë AFP.

Donald Trump dhe Volodimir Zelensky pritet të takohen kokë më kokë përpara se atyre t`iu bashkohen në diskutime liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Finlandës, si dhe shefi i NATO-s Mark Rutte dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, Rusia i pranon garancitë e sigurisë që kërkon Kievi. Por pranimi i Ukrainës në NATO është për Putinin një çështje që nuk mund të diskutohet, tha Witkoff për CNN. Sipas tij Rusia ka shprehur gjithashtu qëllimin e saj për t’u angazhuar për një marrëveshje paqeje dhe për të mos pushtuar territore të tjera në Ukrainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SA E SHKURTËR ËSHTË JETA..."/ Aksidenti i merr jetën shokut të saj të fëmijërisë, Sara Gjordeni prek me postimin
Previous article TRAGJIKE NË ITALI/ Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua me armë elektrike nga karabinierët

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT