• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mediat gjermane: Gazrat e liruara të makinave janë testuar edhe te njerëzit
Home
Jetë

Mediat gjermane: Gazrat e liruara të makinave janë testuar edhe te njerëzit

29 January, 2018 luljetaautor Jetë

Gazrat e shkarkimit të makinave me naftë të kompanive gjigante gjermane, nuk janë provuar vetëm te majmunët, por edhe te qeniet njerëzore.
Kështu shkruajnë mediet gjermane “Sueddeutsche Zeitung” e “Stuttgarter Zeitung”, të cilat zbulojnë detaje të reja të testeve ku janë përfshirë VW, Daimler e BMW.

Organizata Evropiane e Kërkimit për Mjedisin dhe Shëndetin në Transporte, e themeluar nga tre gjigantët e makinave, ka promovuar një “studim të shkurtër të inhalacionit me oksidin nitrik te personat e shëndetshëm”.

Megjithatë, “Daimler” menjëherë u distancua nga këto akuza, ndërkohë që autoritetet politike i kërkuan “Volkswagen”-it që menjëherë të bënte “qartësi të plotë”.

Ka qenë Stephan Weil, president i Saksonisë së Poshtme, Landi që përfaqëson një nga aksionarët më të mëdhenj të kompanisë, ai që i ka bërë thirrje gjigantëve të makinave. Të shtunën, rreth eksperimenteve të kryera mbi majmunët, Weil tha se këto janë procedura “absurde dhe të bezdisshme” dhe kjo, shpjeguar në një deklaratë, padyshim zbatohet edhe më shumë nëse testet janë bërë mbi njerëzit.

Weil tha se qëllimi duhet gjithashtu të sqarohet: nëse testet nuk janë promovuar për të mbrojtur punëtorët në fabrikë, por për qëllime të marketingut dhe shitjes, “nuk gjej justifikime të pranueshme për këto procedura”.

“Njëzetepesë vetë u testuan në klinikën universitare në Aachen, pasi kishin thithur për disa orë dhe në përqendrime të ndryshme, oksid nitrik”, shkruan Sz.

Sipas raportit të së njëjtës kompani hulumtuese (Eugt) që nxiti eksperimentet dhe që citohet nga gazeta, nuk do të ishte zbuluar asnjë efekt mbi pacientët për shkak të emetimit të gazit. E njëjta kompani, ndoshta edhe në dritën e naftës, u shpërnda më 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Higuain e konsideron një lojtar thelbësor, Juventus bën gati 40 milionë euro
Previous article Sërish protesta para Kuvendit të Maqedonisë kundër ligjit të Gjuhës Shqipe

luljetaautor

Postime të ngjashme

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT