• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra të regjistruara gjatë orëve të fundit, 4 mbeten aktive! Situatë problematike në Fushë Arrëz, Gërmenja me ‘sytë’ nga shiu
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra të regjistruara gjatë orëve të fundit, 4 mbeten aktive! Situatë problematike në Fushë Arrëz, Gërmenja me ‘sytë’ nga shiu

18 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga 23 vatra zjarri të regjistruara orëve të fundit, 4 prej tyre janë ende aktive ndërsa 3 mbahen nën monitorim. Ministria e Mbrojtjes, në përditësimin e situatës nga zjarret, thotë se vatrat aktive janë në Bulqizë, Fushë Arrëz dhe Korçë.

Në Bashkinë Bulqizë, në fshatin Tërnovë, janë dy vatra zjarri aktive: njëra në zonën e Liqenit të Zi dhe tjetra në Valikardhë. Sfidë mbetet terreni, por ndërhyrjet vijojnë nga forcat zjarrfikëse, strukturat pyjore dhe bashkia.

Vatra e katërt ndodhet në Bashkinë Kolonjë, në Parkun Natyror të Gërmenjit, ku zjarri vijon të përhapet drejt kufirit. Për përballimin e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, AdZM, bashkia si dhe 30 ushtarë nga reparti ushtarak i Drenovës. Për shuarjen e flakëve shpresohet të ndihmojë edhe shiu që parashikohet të bjerë në zonë rreth mesditës.

Nën mbikëqyrje po mbahen edhe vatrat në fshatrat Damjan-Fortuzaj (Vaqarr) dhe Pezë Helmës të Tiranës, ku zjarri është minimizuar. Nën monitorim është edhe vatra në fshati Ibë, njësia Bërzhitë si dhe ajo te Parku i Rëzomës, pranë tunelit të Skërficës në Delvinë.

Në Bashkinë Fushë Arrëz, vatrat janë përhapur në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun. Ato janë jashtë kontrollit për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë, por në operacion janë angazhuar strukturat vendore së bashku me 50 forca të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAPËN DUKE PESHKUAR NË MËNYRË TË PALIGJSHME NË PALASË/ Nën hetim tre persona! Njëri prej tyre u shtir si punonjës në shtet
Previous article AFERA PARTIZANI/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

s.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT