Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se Zelensky dhe Putin do të caktojnë një takim për të arritur një armëpushim që do t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Tani, i takon Presidentit Zelensky ta përfundojë këtë. Dhe do të thoja gjithashtu se kombet evropiane duhet të përfshihen pak. Por kjo i takon Presidentit Zelensky…
Dhe nëse ata dëshirojnë, unë do të jem në atë takim të ardhshëm”, i tha Trump Sean Hannity të Fox News pas takimit me Putinin në Alaska.
“Do të caktohet një takim tani midis Presidentit Zelensky, Presidentit Putin dhe meje, mendoj.”


