Melania Trump, bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi në një letër personale drejtuar udhëheqësit rus Vladimir Putin, informon Reuters referuar dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Trump ia dorëzoi letrën Putinit personalisht gjatë bisedimeve të tyre në samitin e Alaskas, thanë zyrtarët për Reuters. Melania Trump, e lindur në Slloveni, nuk ishte në udhëtimin ku u mbajt Samiti në Alaska.
Zyrtarët nuk e zbuluan përmbajtjen e letrës përveçse thanë se përmendeshin rrëmbimet e fëmijëve si pasojë e luftës në Ukrainë.
Ekzistenca e letrës nuk ishte raportuar më parë. Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia ka qenë një çështje thellësisht e ndjeshme për Ukrainën.
Ukraina i ka quajtur rrëmbimet e dhjetëra mijëra fëmijëve të saj të çuar në Rusi ose në territorin e pushtuar nga Moska pa pëlqimin e familjes ose kujdestarëve një krim lufte që përmbush përkufizimin e traktatit të OKB-së për gjenocidin.


