Këto janë pamjet e siguruara nga mediat, të autorit të dyshuar të plagosjes së 27-vjeçarit Ari Kodra me thikë, mbrëmjen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës.
Efektivë të shumtë policie, shirita rrethues, ekspertë, patrulla, ambulanca dhe njerëz kureshtarë.
Efektivë që hyjnë me nxitim në një nga godinat e zonës dhe më pas momenti kur së bashku me ekipin e mjekëve paramedikë (ndihma e parë), nxjerrin me barrelë të riun nga hyrja e një pallati, ku besohet se ka ndodhur edhe krimi.
Gjithashtu vijojnë hetimet dhe shoqërimet, për sqarimin e plotë të ngjarjes. Autori i dyshuar u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe mbahet nën mbikëqyrje policore.



