• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIAKTIVIZOHEN VATRAT E ZJARRIT NË DELVINË/ Prefekti i Vlorës: U dogjën 4 banesa
Home
Aktualitet
Kronikë

RIAKTIVIZOHEN VATRAT E ZJARRIT NË DELVINË/ Prefekti i Vlorës: U dogjën 4 banesa

13 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve në Delvinë, ku ka bërë me dije se katër shtëpi u dogjën si pasojë e flakëve, një prej të cilave e banuar dhe tri të pabanuara.

Nesturi u shpreh se fatmirësisht prej zjarreve nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndonëse sikurse thekson ai, vatrat tentuan të përhapeshin në shumë drejtime.

“Situata ka qenë e vështirë. Së bashku me ndihmën e zjarrfikëseve të ushtrisë, zjarri i ndihmuar dhe nga era, ka pasur intensitet goxha të lartë dhe është përballuar si nga zjarrfikësit ashtu edhe nga forcat ushtarake në terren. U shpëtuan shtëpitë. Delvina është shumë e përhapur dhe shpërndarja e forcave bëri të vështirë përballimin e zjarrit.

Realisht vetëm një shtëpi ishte djegur e banuar dhe tre të tjera të pabanuara. Nuk kemi humbje jetësh dhe as dëme, që mund të ishin më të mëdha. Tentoi zjarri të futej në shumë drejtime të ndryshme”, tha Nesturi, teksa theksoi se fatmirësisht u shmangën flakët në puset e naftës e gazit.

Prefekti deklaroi se gjatë ditës së sotme ka një riaktivizim të disa prej vatrave për shkak të erërave.

“Në çastet e para kishte valë paniku te banorët, por më pas bëmë të mundur evakuimin e tyre. Patëm një situate rreth puseve të naftës, që u përballua me sukses. Edhe për depozitën e gazit, ajo u menaxhua me qetësi. Sot nuk kemi rrezik më. Sot që po shohim kemi riaktivizim të madh te erës dhe në rrethinat rrotull qytetit, zjarri të riaktivizohet. Ka një mobilizim të plotë dhe organizim të mirë, sa i përket forcave në terren dhe helikopterëve”, sqaroi ai, ndërsa shtoi se dy helikopterë po ndihmojnë nga ajri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZJARRËVËNËSIT DO TË MARRIN DËNIMIN MË TË MADH"/ Reagon Rama: Faleminderit atyre që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët
Previous article "FOLE" PROSTITUCIONI NË VLORË/ E pësojnë keq katër kineze, policia...

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT