• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“60 MIJË TË VDEKUR, E TURPMSHME”/ Veteranët izraelitë protestojnë kundër luftës në Gaza
Home
Nderkombetare

“60 MIJË TË VDEKUR, E TURPMSHME”/ Veteranët izraelitë protestojnë kundër luftës në Gaza

13 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Barush Halachmi shërbeu në ushtrinë izraelite për më shumë se 20  vjet. Ai mori pjesë në luftën Yom  Kippur në 1973 dhe në 1982. Ai e do atdheun e tij por nuk ka frikë të kundërshtojë. Në moshën 83-vjeçare, në një mbrëmje me vapë mbytëse, ai doli në rrugë për të protestuar, shkruan La Repubblica.

“Lufta në Gaza duhet të mbarojë, tani. Duhet të kishte mbaruar shumë muaj më parë, por Netanyahu është një gënjeshtar, ai gënjen dhe është në gjyq”, vijon ai ndërsa vullnetarët i japin ujë dhe shokët e ushtrisë vijnë t’i shtrëngojnë dorën. Janë qindra prej tyre, pilotë të Forcës Ajrore, veteranë që nuk janë më në shërbim të cilët kanë vendosur të mblidhen në një protestë kundër përshkallëzimit në Rripin e Gazës. Është një pjesë e historisë ushtarake të Izraelit që marshon pak hap larg Ministrisë së Mbrojtjes e cila është kthyer në një tempull për protestat që kanë përfshirë vendin në javët e fundit.

Ata mbërrijnë me foto të pengjeve dhe flamuj të verdhë, pankarta “Ndalni luftën” dhe megafonë për fjalimet. Abner Raanan,75 vjeç, pret disa sekonda para se të thyejë heshtjen.

“Në luftë ka ligje dhe ne i kemi respektuar gjithmonë. Tani është plotësisht ndryshe: 60 mijë të vdekur, është e turpshme dhe s’kemi pasur kurrë kaq shumë viktima, por përgjegjësia nuk është e ushtarëve, është e  qeverisë që nuk i jep fund këtij konflikti.”

Shumë vite më parë, në 2003, Raanan ishte një nga 14  firmëtarët e një letre drejtuar qeverisë ku kritikohej një operacion ushtarak që shkatërroi dy ndërtesa.

“Bombardimi i shtëpive, lagjeve të tëra në Gaza, ëhtë i panevojshëm.” Kjo nuk është më një luftë për  “sigurinë e Izraelit, por një luftë politike”, thotë 70-vjeçari Ehud Izedroni që shërbeu për 25 vjet në Forcat Ajrore. Pilotët mbi 50 vjeç nuk mund të marrin më pjesë në luftë, por mund të trajnohen edhe për një dekadë. Deri para gjashtë vitesh, Izedroni ishte në rezervë. “Partitë që u zgjodhën një vit para 7 tetorit dhe nuk kanë më një shumicë në shoqërinë izraelite vazhdojnë të na mbajnë në këtë luftë të gabuar, të  panevojshme dhe që nuk të çon askund. Njerëz si Smotrich që s’ka shërbyer një ditë në jetën e tij.” Izedroni kërkon kompetenca dhe ndershmëri nga “vëllezërit në ushtri.”

“Ne dimë si ta bëjmë punën tonë, por po mbahemi peng nga një qeveri që nuk ka plane politike për të ardhmen.” Dezertimi? Nuk është temë e lehtë për veteranët në këtë shesh. Ata nuk duan të përballen me dilemën, por djali i Izedroni po: ai është në moshën për në ushtri, si të gjithë të tjerët e brezit të tij.  “E di se në skuadriljet aktive ka shumë dyshime, dilema; pjesa më e madhe e të rinjve do të donin që lufta të mbaronte.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FOLE" PROSTITUCIONI NË VLORË/ E pësojnë keq katër kineze, policia...
Previous article FOTOLAJM/ Zjarrfikësit heronj të rraskapitur, shtrihen në tokë pas natës së tmerrshme në Delvinë

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT