• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EUROT E KOKAINËS U GROPOSËN NË RRËNJËT E ULLINJVE/ PËRGJIMET, Franc Çopja këshillonte Ervis Çelën: Merr lingota ari…
Home
Breaking News

EUROT E KOKAINËS U GROPOSËN NË RRËNJËT E ULLINJVE/ PËRGJIMET, Franc Çopja këshillonte Ervis Çelën: Merr lingota ari…

12 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Organizata kriminale shqiptare e trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Sipas dosjes së SPAK, anëtarët e kësaj organizate të fuqishme kriminale që diktonte çmimin e kokainës në Evropë, flisnin në “Sky Ecc” për sasi të mëdha eurosh cash që transportoheshin në Shqipëri.

Dy anëtarët kryesorë ishin Ervis Çela dhe Franc Çopja alias Franc Gergely, me këtë të fundit që është arrestuar disa kohë më parë në Belgjikë. Ai e drejtonte prej andej aktivitetin ku kujdesej për pritjen e lëndës narkotike që vinte nga Amerika Latine në Evropë si dhe akumulonte paratë. Më pas shumat e eurove i dërgonte në Shqipëri, ku pritësi kryesor dhe që kujdesej për to ishte Ervis Çela.

Rrjeti është zbuluar nga SPAK falë bashkëpunimit me Europol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese europiane, pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC.

Në bazë të këtyre komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar biseda të plota për transferimin e parave në Shqipëri. Gjithashtu pasqyrohen edhe foto të shumta të tufave me euro që anëtarët e grupit i dërgonin njëri-tjetrit

Në një komunikim të Dhjetorit 2020 në orën 12:05, mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas, thuhet se eurot do të groposeshin në Shqipëri poshtë rrënjëve të ullinjve. Këtë e pohonte Ervis Çela, ndërsa Franc Çopja e këshillonte t’i investonte në lingota ari pasi nën tokë paratë do të shkatërrohen.

“Ervis Çela i shkruan se disponon 200 rrënjë ullinj dhe për secilin ulli do të bëjë një gropë për fshehjen e parave. Franc Gergely këshillon Ervis Çelës që paratë cash të akumuluara t’i investojë në lingota ari dhe të mos i groposë sepse rrezikojnë të dëmtohen”, thuhet në dosjen e SPAK.

Në megaoperacionin e SPAK për goditjen e kësaj organizate kriminale, u arrestuan 10 persona, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim. GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në burg” për Ervis Çelën edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela.

I vetmi me masën sigurie më të butë është Riza Çela, i cili u la në “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy shoferët e autobusëve, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa, të cilët sillnin paratë në Shqipëri. I arrestuar më herët në Belgjikë është Franc Çopja.

Pjesë nga biseda e Ervis Çelës me Franc Çopja:

Ervis Çela: Kam 200 ullinj në mal duhet fut naj qyp atyre. Se ullijt rrojnë shumë.

Franc Çopja: Aahaha…kthej flori. Mos fut lek n tokë. Më dëgjo mu…

Ervis Çela: S’ka flori…Duhet me grabit naj bank..Duhet me porosit nga Afrika…

Franc Çopja: E di që ska. Do flas un ktu me njanin mos na i sajo ky…Po mblidhi avash avash…Por mos fut lek n tok… Se t prishen..

Ervis Çela: E di që prishen lekët.

Në datë 13 Dhjetor 2020, në orën 21:07, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Ardjan Çela me të cilin dyshohet se bisedojnë në lidhje me fshehjen e parave cash dhe sasinë e parave të akumuluara prej tyre.

Ervis Çela: Marove tu bo gropa?

Ardjan Çela: Tani po mbaroj duke i përgatit..filloj dhe shiu tani…

Ervis Çela: Do ja kalosh lales?

Ardjan Çela: Po të mbaroj fuçin dhe të shkoj ti mbyll…Ahahaha...

Ervis Çela: Ahahaha…i bone 10?

Ardjan Çela: Lala ka më shumë…Po

Ervis Çela: Të nis dhe 4/5M ktë javë që vjen…Ahahaha…

Ardjan Çela: Flasim më vonë…

Më datë 14.12.2020, në orën 17:03 Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Riza Çela, të cilit i shkruan se ka akumuluar një vlerë monetare prej më shumë se 100 milionë euro.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA DHE GROPOSJA E ENVER BAJRAKTARIT/ Policia arreston autorin e dyshuar
Previous article KANABIS ME POSTË NGA SHBA NË TIRANË/ Arrestohen dy të miturit! Në kërkim një tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT