• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BËRA DETYRËN, NUK HAM HERO”/ Mesazhi i efektivit të policisë që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier
Home
Breaking News

“BËRA DETYRËN, NUK HAM HERO”/ Mesazhi i efektivit të policisë që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

9 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht u gjend pranë vendit të ngjarjes dhe u erdhi ne ndihmë katër të lënduarve, duke i shpëtuar nga një tragjedi e mundshme pasi , pas përmbysjes mjeti rrezikonte të shpërthente në flakë.

Pikërisht ky veprim human dhe akt trimërie njëkohësisht e bëri 29 vjeçarin heroin e ditës. “Nuk mund ta quaj veten hero thotë ai pasi çdo punonjës policie, është i mirëtrajnuar për situata të tilla dhe duhet të veprojë me humanizëm dhe gjakftohtësi. Mbaj mend që kam bërë të mundur nxjerrjen e një fëmije nga mjeti fillimisht dhe për disa sekonda kam shuar zjarrin. Më pas kam nxjerrë drejtuesin dhe pasagjerët e tjerë”, është shprehur ai për mediat.

Teksa thekson se ende nuk ka kontakt me familjarët e të lënduarve pasi vëmendjen në këto momente e kane te mbarëvajtja e shëndetit pas aksidentit, efektivi shton: “Nuk mendova më as për jetën time teksa dëgjoja thirrjet për ndihmë brenda mjetit”.

“Kam marrë shumë falënderime qe nga qytetarët e thjeshtë, te drejtuesit e policisë e deri te Kryeministri”. Do të bëja sërish të njëjtën gjë pa u menduar dy herë nëse do të rastisja në tjetër situatë të njëjtë”, pohon më tej Klajdi.

“Në fakt kjo është detyra jonë, te shpëtojmë jetë njerëzish pavarësisht çdo situate, si gjatë kohës së shërbimit, ashtu edhe jashtë tij. Kisha ëndërr gjithmonë të isha pjesë e uniformave blu”, thotë 29-vjeçari i cili gëzon dhe titullin jurist dhe është në përfundim të Bachelor.

Klajdi nuk ka kursyer ndërkohë as apelin për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm në respektimin e sinjalistikës rrugore pasi një gabim i vogël, mund të ketë pasoja fatale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK NDIHESH MË I SIGURT"/ Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele, tensione të ashpra në Britani
Previous article SAMITI TRUMP-PUTIN NË ALASKË/ A po përgatitet Ukraina për një “disfatë të ngadaltë”?

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT