• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNOI GENARD HAJDININ DHE BABAIN E TIJ/ Nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNOI GENARD HAJDININ DHE BABAIN E TIJ/ Nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte

7 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka identifikuar personin që goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babain e tij, 4 ditë më parë në një lokal në rrugën Bardhyl në Tiranë.

Kështu, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin Sh.G. dhe për një vajzë 25-vjeçare me inciale A.P.

Policia sqaron se 40-vjeçari akuzohet për plagosje të lehtë me dashje. Pas debatit verbal në lokal me Genard Hajdinin dhe babain e tij, 40-vjeçari i goditi të dy me grusht.

Ndërsa 25-vjeçarja akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kjo për shkak se në momentin e sherrit, e reja ka qenë nën shoqërinë e 40-vjeçarit dhe gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka dhënë dëshmi kontradiktore, me qëllim për të shpëtuar të dyshuarin nga ndjekja penale.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G.”,thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimi nisi pas denoncimit që kishte bërë në polici Genard Hajdini.

Genard Hajdini dhe babai i tij u dhunuan në orën 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Të dy morën trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës, dhe pas disa orësh u larguan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEFTER KOKA LË QELINË/ Ish-ministri i Mjedisit merr 8 orë leje për të vizituar nënën e sëmurë
Previous article SHOKUESE NË KUKËS/ Pesë persona abuzojnë seksualisht prej gjashtë muajsh me 15-vjeçaren, arrestohen katër prej tyre

s.autor

Postime të ngjashme

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT