• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I FRROK LLESHAJT NË SHKODËR/ Autori u largua me motor! Policia hap “regjistrin” e hasmërisë, çfarë u zbulua pas krimit
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I FRROK LLESHAJT NË SHKODËR/ Autori u largua me motor! Policia hap “regjistrin” e hasmërisë, çfarë u zbulua pas krimit

6 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas ekzekutimit mafioz të Frrok Lleshajt, që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Paçram të Shkodrës, policia dhe prokuroria kanë hapur arkivat e ngjarjeve që kanë shënjuar jetën e familjes dhe fisit Lleshaj.

Nga të dhënat që janë bërë publike, në familjen e tyre kanë nisur përplasje të hershme, që datojnë fillimvitet ‘90-të, kohë kur dyshohet se është vrarë një njeri i familjes së tyre në Greqi. Por pas atij akti të rëndë, është kryer edhe një krim tjetër brenda fisit Lleshaj, e sipas të dhënave, ndonëse ende nuk janë zyrtare, është akuzuar për të viktima e pritës fatale të së hënës. Por ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë, ndërsa mësohet se ai ka qenë i akuzuar edhe për një tjetër ngjarje, që lidhet me një person që sipas të dhënave është nga Puka. Por ajo që dyshohet se fshihet pas krimit të rëndë të ekzekutimit të Frrok Lleshajt, në afërsi të shtëpisë së tij, është pikërisht pista e hasmërisë.

Por policia dhe prokuroria, në fakt, po hetojnë edhe një sërë dyshimesh të tjera. Do të jenë familjarët, ata që do të hedhin dritë mbi problemet e kohëve të fundit në familjen e tyre, ndërsa është e qartë vetëm mënyra e ekzekutimit, ku sipas të dhënave, autori ka hyrë dhe dalë nga Paçrami me një motor të vogël, duke bërë të mundur mos rënien në sy të askujt, pasi tashmë fshatrat janë thuajse të boshatisura. Por policia ka nisur verifikimin e një sërë kamerash, por që janë shumë larg vendit të ngjarjes, pasi zona nuk ka kamera në asnjë prej banesave të atyshme. Lleshaj ka qenë duke ardhur në shtëpi, kur një person, që dyshohet se ka qenë i vetëm, i ka marrë jetën me armë me silenciator dhe madje, gjuajtja sipas ekspertëve mjekoligjorë ka qenë shumë e afërt me viktimën. Autori dyshohet se ka kryer krimin në atë formë për të mos lënë asnjë zhurmë.

HETIMET MBI HASMËRITË

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimit nga grupi hetimor i Policisë së Shkodrës në lidhje me ekzekutimin e 65-vjeçarit Frrok Lleshaj mbrëmjen e së hënës në Shkodër.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas të dhënave nga ekspertiza e policisë, 65-vjeçari është qëlluar me pistoletë nga një distancë shumë e afërt. Gjithashtu, dyshohet se autori është larguar me motoçikletë, duke përfituar nga errësira për t’u zhdukur me shpejtësi nga vendi i krimit. Në listën e pisave të hetimit, policia ka vendosur në plan të parë hasmëritë e familjes Lleshaj. Ende nuk janë sqaruar problemet familjare që kanë nisur që në vitin e largët 1991 në Greqi e deri në kohën kur viktima është përfshirë në një krim, ku dyshohet se ka ekzekutuar një person nga Puka. Për këtë vrasje ai mësohet se ka kryer 21 vjet burg dhe më pas është liruar dhe ka jetuar në Paçram deri mbrëmjen e së hënës kur iu mor jeta pak para se të mbërrinte në shtëpinë e tij.

Referuar të dhënave, bëhet me dije se policia vendore e Shkodrës, që mbërriti menjëherë në vendngjarje, nisi hetimet paraprake përmes grupit të posaçëm të ngritur për këtë rast. Frrok Lleshaj, një ish-efektiv policie, u arrestua për vrasjen e ndodhur gjatë konfliktit me familjen nga Puka, por u arratis nga burgu në vitin 1997. Ai u kap sërish në vitin 2006 dhe vuajti 21 vjet burg, duke dalë para dy vitesh. Edhe pse u dënua, ai nuk e pranoi kurrë autorësinë për vrasjen e kushëririt. Pas daljes nga burgu, ai jetonte në fshatin Paçram, duke u marrë me blegtori. Vrasja ndodhi pranë banesës së tij, ndërsa ai po ecte në rrugët e fshatit. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë. Dyshimet kryesore për vrasjen e Frrok Lleshajt lidhen me këto dy hasmëri të vjetra, por deri më tani nuk ka persona të ndaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZË/ “Mekanizmi perfekt” që mban në pushtet Benjamin Netanyahu-n
Previous article RRITEN TEMPERATURAT/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT