• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Arrini qëllimet e juaja me anë të këtyre këshillave
Home
Jetë

Arrini qëllimet e juaja me anë të këtyre këshillave

29 January, 2018 Ina.Autor Jetë

Muaji janar është i mbushur me objektiva të cilat të gjithë synojnë që t’i realizojnë gjatë vitit 2018.

Por një pjesë e madhe prej nesh harrojmë që disa prej tyre ne i kemi pasur si prioritete edhe gjatë viteve të tjera, të cilat fatkeqësisht kanë kaluar nga viti në vit duke mos u realizuar.

Nëse nuk doni që edhe ky viti të jetë i ngjashëm me ato të viteve të kaluara, ndiqni këshillat e mëposhtme:

Duhet të keni objektiva shumë të qarta
Kjo mbase është diçka të cilën e dini, por ne po e thkesojmë edhe një herë. Ju nuk mund të përmbushni dhe të realizoni asnjë objektiv nëse nuk keni objektiva, apo nëse nuk i keni ato të qartë për veten tuaj. Sa më specifike dhe të detajuara të jenë aq më mirë do të jetë dhe aq më të lehtë do ta keni ju për t’i realizuar ato.

Përmirësojini objektvat e arritura më parë
Ju duhet t’i jepni vetes mundësinë për të përmirësuar objektivat e arritura më parë, sepse për një arsye apo një tjetër, mund të keni lënë diçka pa përfunduar apo thjesht për faktin se edhe projekti i realizuar në mënyrën me të mirë të mundshme, ka nevojë për përmirësim pas disa kohësh. Një gjë e tillë ndodh sepse edhe nëse ju e keni të qartë në mendje objektivin që duhet të arrini, mund të ndesheni me elemente të ndryshme gjatë rrugës suaj të cilët do t’ju pengojnë për ta çuar atë drejt fundit në mënyrën më të mirë të mundshme apo ashtu siç ju e kishit planifikuar. Situata të ndryshme familjare apo personale, financat tuaja, teknologjitë e reja, janë të gjithë elementë që mund të ndikojnë në punën tuaj dhe në arritjen e objektivave tuaja.

Mendoni për avantazhet e objektivave tuaja
Të vendosësh disa objektiva nuk ka kuptim nëse realizimi i tyre nuk vjen së bashku me një sërë avantazhesh.Vizualizimi i avantazheve që vjen nga arritja e objektivave tuaja do t’ju ndihmojë që jo vetëm t’i realizoni ato në mënyrën më të mirë por të jeni njëkohësisht edhe më të frymëzuar.

Mos vendosni objektiva të parealizueshme
Le t’i quajmë edhe objektiva të vërteta, apo të realizueshme, të gjitha ato që ju doni të arrini gjatë këtij viti të ri. Por duhet të tregoheni realistë me veten se një pjesë e madhe e tyre nuk mund të realizohen brenda ditës, dhe për të mos humbur motivimin ju mund t’i ndani ato në objektiva më të vogla, të cilat do t’ju ndihmojnë që të shkoni drejt objektivave më të mëdha.

Të jeni të qartë
Nëse doni që t’i arrini objektivat që i keni vënë vetes, ju duhet të keni fillimisht të qartë mënyrën sesi do t’i realizoni ato. Sepse nëse ju vetë nuk jeni të qartë, atëherë të jeni të sigurt se vetëm do të lodheni duke u përpjekur por mbase asnjeherë nuk do të arrini t’i realizoni deri në fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 51 vjeçari bën trupin që gjithkush do e dëshironte, kishte frikë se humbiste gruan
Previous article Lamtumirë higjienë! 9 veprime të shpifura që bën çdo grua gjatë periodave

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT