Policia ka njoftuar këtë të martë se është identifikuar personi që vendosi lëndën shpërthyese në derën hyrëse të garazhit të Elvis Kosovës më 24 korrik të këtij viti.
Autori mësohet se është një 36-vjeçari Klodian Steli. Po ashtu, raportohet se mjeti që përdori 36-vjeçari për të lëvizur natën që vendosi sasinë e lëndës plasëse në portën e Elvis Kosovës, ishte i tij. Pas ngjarjes ai e ka dhënë me qira dhe vetë është larguar jashtë shtetit.
“Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë”,- njofton policia.Ora shënonte 03:50 e mëngjesit më 24 korrik, kur një sasi tritoli shpërtheu në derën hyrëse të garazhit në pronësi të biznesmenit Elvis Kosova, në rrugën “Peti”, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. E gjithë fasada qepenit u dëmtua, përfshirë disa garazhe ngjitur. Edhe 4 makina të parkuara aty pranë, u dëmtuan.
VIDEO
Grupi hetimor tha se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Megjithatë, blutë dyshojnë se vendosja e tritolit në pronën e tij mund të jetë një mesazh paralajmërues për shkak të konflikteve të mundshme të tij me persona të tjerë.


