• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“INDIA PO FINANCO LUFTËN RUSE”/ SHBA sulmon aleatin e vet: E papranueshme kjo që po bëni
Home
Nderkombetare

“INDIA PO FINANCO LUFTËN RUSE”/ SHBA sulmon aleatin e vet: E papranueshme kjo që po bëni

4 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit i bëri thirrje Nju Delhit të ndalë blerjen e naftës ruse.

Në një prononcim për Fox News, Stephen Miller, zv.shef i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë dhe një prej këshilltarëve më të besuar të presidentit qortoi ashpër Indinë që siç tha, hiqet si një prej partnerëve më të ngushtë të shba por nuk pranon produktet e tyre.

“Ajo që Trump tha shumë qartë është se është e papranueshme për Indinë të vazhdojë financimin e kësaj lufte duke blerë naftën ruse. Njerëzit do të jenë të shokuar të mësojnë se India është praktikisht e lidhur me Kinën në blerjen e naftës ruse. Ky është një fakt befasues. India e përkufizon veten si një prej aleatëve tonë më të ngushtë por nuk pranon produktet tona”, tha Miller.

Kritika e Miller ishte një prej komenteve më të forta deri më tani nga administrata Trump lidhur me një prej partnerëve kryesore të SHBA në rajonin e indo-paqësorit.

Ambasada indiane në Uashington nuk ju përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Por burime të qeverisë indiane thanë për agjencinë e lajmeve Reuters të shtunën se Nju Delhi do të vazhdojë të blejë naftë nga Moska, pavarësisht kërcënimeve.

Një tarifë prej 25 përqind ndaj produkteve indiane hyri në fuqi të premten si rezultat i blerjes së pajisjeve ushtarake dhe të energjisë nga Rusia. Trump ka kërcënuar tarifa 100% ndaj importeve në SHBA nga vende qe blejnë naftën ruse deri sa Moska të pranojë një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASH propozon që aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA
Previous article TETË VATRA ZJARRI NË VEND/ Shtatë mbeten aktive

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT