• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPIUNAZH DHE FRIKË PËR SIGURINË/ Lufta për ambasadën e re të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar
Home
Nderkombetare

SPIUNAZH DHE FRIKË PËR SIGURINË/ Lufta për ambasadën e re të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar

4 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Bëhet fjalë për shtëpinë e Royal Mint (monedhës mbretërore). Prej vitit 1877 Kina ka pasur një ambasadë të vogël, por tashmë, ndërtesa e re, përballë Kullës së Londrës, po patrullohet nga roje kineze. Po ashtu është rrethuar me kamera sigurie.

Lajmi mund të ketë kaluar lehtë, por jo për ata që kanë përjetuar mbi supe regjimin në Pekin.

BBC mori në intervistë për këtë çështje Carmen Lau. Ajo u detyrua të largohej nga Hong Kongu për shkak të protestave pro-demokracisë.

Por edhe në Britani, regjimi kinez nuk ndalet për ta kapur. Ata japin një shpërblim për informacione, ose që ta dorëzojnë në ambasadë.

Është ajo dhe shumë të tjerë që janë detyruar të largohen që thonë se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet t’i lejojë “regjimit autoritar” të Kinës të ketë një ambasadë të tillë në një vend kaq simbolik.

Një nga frikërat e saj është se Kina, përmes një ambasade kaq të madhe, mund të ushtrojë presion ndaj kundërshtarëve politikë dhe madje, sipas saj, mund të mbajë njerëz të ndaluar brenda saj.

Ka gjithashtu shqetësime nga disidentë të tjerë se vendndodhja, shumë pranë zonës financiare të Londrës, mund të përbëjë rrezik për spiunazh.

Nga ana tjetër, banorët lokalë kundërshtojnë për shkak të rrezikut të sigurisë që, sipas tyre, sjell kjo ambasadë.

Planet ishin refuzuar më parë nga këshilli lokal, por vendimi tashmë i përket qeverisë britanike. Ministrat e lartë kanë sinjalizuar mbështetje, nëse bëhen disa ndryshime të vogla në projekt.

Sipërfaqja e ndërtesës është 20 mijë metra katrorë dhe, nëse realizohet, do të jetë ambasada më e madhe në Europë.

Por a do të sjellë vërtet rreziqet që kundërshtarët e saj paralajmërojnë?

Kina e bleu Royal Mint Court për 255 milionë paund në vitin 2018.

Zona përreth është e mbushur me histori. Përballë ndodhet Kulla e Londrës.

Për shekuj me radhë, aty kanë jetuar mbretër dhe mbretëresha.

Plani përfshin ndërtimin e një qendre kulturore dhe akomodim për 200 punonjës, por në bodrumin e ndërtesës, pas dyerve të sigurisë, ndodhen disa dhoma për të cilat nuk jepet asnjë informacion në dokumentacionin zyrtar.

“E kam të lehtë të imagjinoj çfarë do të ndodhte nëse do të më çonin në ambasadën kineze”, thotë Carmen.

Në vitin 2022, një protestues pro-demokracisë nga Hong Kongu u tërhoq zvarrë brenda ambienteve të konsullatës kineze në Mançester dhe u dhunua. Policia britanike ndërhyri duke kaluar kufirin e konsullatës për ta shpëtuar.

Në vitin 2019, Hong Kongu u përfshi nga protesta masive, të nisura pas një projektligji që do të lejonte ekstradimin e qytetarëve të Hong Kongut drejt Kinës. Përgjigja e Pekinit përfshiu një ligj që detyronte të gjithë zyrtarët e zgjedhur, përfshirë Carmenin që ishte atëherë këshilltare rajonale, të bënin betim besnikërie ndaj Kinës. Carmen zgjodhi të jepte dorëheqjen.

Ajo pretendon se gazetarë nga mediat shtetërore kineze nisën ta ndiqnin. Gazeta “Ta Kung Pao”, e kontrolluar nga qeveria qendrore kineze në Pekin, publikoi në faqen e parë një artikull ku akuzonte Carmenin dhe kolegët e saj se kishin organizuar festa në zyrat e këshillit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË ITALI/ Tre të vdekur dhe 15 të plagosur
Previous article AKSIDENT NË FIER-LEVAN/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset drejtuesi

s.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme Botë

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç Botë

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT