• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E KANË KEQTRAJTUAR NË BURG”/ Berisha mbron Erion Veliajn: Dëshmitarët kanë ndryshuar deklaratat…
Home
Politikë

“E KANË KEQTRAJTUAR NË BURG”/ Berisha mbron Erion Veliajn: Dëshmitarët kanë ndryshuar deklaratat…

4 August, 2025 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë për situatën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej 10 shkurtit.

Në një deklaratë për mediat, pasi doli nga SPAK, Berisha tha se “dëshmitarët kanë ndryshuar qëndrimet e tyre pasi kanë kaluar në zyrën e kryeministrit Edi Rama”, duke pretenduar se janë ndikuar në deklarimet e dhëna ndaj Veliajt.

Megjithatë, Berisha u shpreh se të drejtat e çdo personi, qoftë i padënuar apo i dënuar, janë të garantuara me Kushtetutë, duke shtuar se Erion Veliaj është keqtrajtuar dhe kjo është “e papranueshme”.

Për Erion Velian, dëshmitarët thanë pasi kanë kaluar në zyrën e Ramës kanë bërë dëshmi të cilat faktojnë për mua të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë. Megjithatë cdo njeri i padënuar dhe i dënuar, ka një paketë të drejtash që duhet ti respektohen. Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Unë për Veliajn kam konsideratën më të keqe, por të drejtat e tij nuk përcaktohen nga vullneti im, të drejtat e tij janë të garantuara me Kushtetutë.

Të marrë zyra e Ramës dhe të botojë statuse të pashkruara nga Erion Veliaj… mund të ketë ndodhur në kohën e sigurimit të shtetit. Ça nevojë kishte të shkruante statuse që Olsi Dado është i tillë dhe i atillë, në një kohë kur ai ishte i zhytur, Paratë dilnin si nga qelli tek Velica. Çfarë nevojë kishte ta bënte këtë? Jua them unë, kishte nevojë se Rama donte me cdo kusht të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku është. Kjo është tepër e dënueshme. Është vepër penale. Thuhet që e kanë keqtrajtuar.Vizita e Ulsi Manjës, në këtë vizitë Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen, i cili ka qenë përfaqësues i klanit Troplini. Të cilët i japin ultimatum, që po fole këto pëson gruaja, fëmijët e tij. Edhe ky është një akt i papranueshëm. Më vjen mirë që avokati i  popullit është marrë dhe po merret, por unë i kërkoj të shkojë nëpër burgje dhe të shohë një tmerr të pafund.”– tha Berisha.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Kush është rumuni që ekzekutoi me 4 plumba Renato Hoxhajn, zbardhet vrasja
Previous article PUSHIMET VERORE/ Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT