• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INSKENOI VDEKJEN E TIJ/ Davide Pecorelli ndërpret grevën e urisë në burg: Kam humbur 6 kg, në qeli kam minj…
Home
Aktualitet
Kronikë

INSKENOI VDEKJEN E TIJ/ Davide Pecorelli ndërpret grevën e urisë në burg: Kam humbur 6 kg, në qeli kam minj…

3 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i burgosur në burgun 313 në Tiranë ka ndërprerë grevën e urisë që kishte nisur më 16 korrik. Pecorelli është shprehur se gjatë kësaj kohe ka humbur 6 kilogram. Greva e tij e urisë bazohet te mosdorëzimi, mbi dy muaj pas arrestimit, i arsyetimit të vendimit gjyqësor, gjë që e pengon të bëjë ankim.
Ndërkohë më 31 korrik, Gjykata e Apelit në Shqipëri ka depozituar motivimin e vendimit të dënimit, duke i lejuar kështu të paraqesë ankim në Gjykatën e Lartë. Në letrën ku denonconte kushtet e tij të izolimit dhe njoftonte fillimin e grevës së urisë shprehej se jeton në një qeli prej 16 m² me 8 persona të tjerë, pa ujë të rrjedhshëm dhe me minj në tualet.

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë në vëmendje edhe “historinë” e tij se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.
Më 8 maj 2025 biznesmeni italian Davide Pecorelli është ekstradua në Shqipëri. Ai u mor në dorëzim në Rinas nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për tu dërguar në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.

Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ E zuri korrenti, ky është 21-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë tragjikisht në Itali
Previous article SULMOI GODINËN E BASHKISË KORÇË/ Arrestohet ish-futbollisti dhe reperi i njohur si “Çekiçi 14”

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT