Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden dhe asgjësohen 16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa Sekuestrohen 320 kg degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje
16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa
320 kg degë me boçe të prera, në proces tharjeje, konkretisht:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet të lartë.


