• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRAFT I KODIT TË RI PENAL/ OSBE: Nuk jemi përfshirë në hartimin e ndryshimeve! Ligj themelor, gati të japim rekomandime
Home
Politikë

DRAFT I KODIT TË RI PENAL/ OSBE: Nuk jemi përfshirë në hartimin e ndryshimeve! Ligj themelor, gati të japim rekomandime

3 August, 2025 s.autor Politikë

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal.

Në një reagim për Report Tv, OSBE konfirmon se ekspertë të saj nuk kanë marrë pjesë në grupin e punës që hartoi draftin me ndryshimet.

Edhe Këshilli i Evropës i tha Report Tv se nuk ka qenë i përfshirë në procesin e konsultimeve, dhe se do të mbajnë një qëndrim për draftin më vonë

OSBE thotë se Kodi Penal është një ligj themelor që meriton kohën e duhur për konsultim. OSBE sqaron se ndonëse nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e këtij drafti, tashmë është duke e shqyrtuar atë dhe shpreh gatishmërinë për të dhënë rekomandime konkrete.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, ne po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në reagimin e OSBE për Report Tv.

Kundër draftit janë shprehur edhe krerë të institucioneve të drejtësisë, si edhe shoqata të gazetarëve. Pas kreut të Gjykatës së Lartë Sadushi ishte Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i cili tha se drafti rrezikon të minojë drejtësinë.

Edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, shprehu rezerva, duke ngritur pyetjen, nëse ka vërtet nevojë për një Kod të ri Penal, apo mjaftojnë përmirësimet në Kodin ekzistues.Në listën e kritikëve është edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Megjithatë drafti ka vetëm 10 ditë në proces konsultimi publik dhe pritet rrugë e gjatë deri në miratim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA NGA SHKODRA/ Të shtëna me armë në bjeshkët e Munelles, policia gjen 6-të gëzhoja
Previous article DOGJI 170 RRËNJË ULLIRI/ Arrestohet 65-vjeçari në Divjakë! Në pranga edhe një tjetër nga Mallakastra (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT