• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ANESTI RAMËS/ Detaje tronditëse, Prokuroria e Fierit: Si vepruan gruaja, vajza dhe i dashuri i saj
Home
Breaking News

VRASJA E ANESTI RAMËS/ Detaje tronditëse, Prokuroria e Fierit: Si vepruan gruaja, vajza dhe i dashuri i saj

2 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 1073, datë 24.07.2025, për dy vepra të rënda penale ndaj tre shtetasve, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, masakruan një 56-vjeçar, Anesti Rama në fshatin Frashër.

Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2025, rreth orës 21:16, kur në Sallën Operative Fier u bë një telefonatë për një person të dëmtuar në banesën e tij. Ambulanca e Spitalit Rajonal Fier mbërriti në vendngjarje dhe gjeti shtetasin Anesti Rama të pajetë në sallonin e shtëpisë, i veshur me kostum dhe këmishë.

 hetimet paraprake zbuluan se trupi i viktimës kishte dëmtime të dukshme në fytyrë dhe në pjesën ballore të kokës. Fillimisht, familjarët pretenduan se Anesti Rama ishte rrëzuar në tualet. Sipas deklarimeve të së bijës, Emanilda Rama dhe bashkëshortes së viktimës, Valbona Rama, ato e kishin gjetur pa shenja jete në tualet dhe më pas e kishin pastruar dhe veshur për qëllime ceremoniale, duke pastruar edhe vendin e ngjarjes.

Megjithatë, pas veprimeve të para hetimore dhe përdorimit të metodave proaktive të hetimit, Prokuroria arrestoi në flagrancë shtetasen Emanilda Rama, të dyshuar për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, si dhe Valbona Rama, për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Po ashtu, u ndalua me iniciativë shtetasi Çlirim Dogani, i dyshuar për bashkëpunim në vrasje, pasi dyshohet se kishte raport intim me vajzën e viktimës.
Prokuroria kërkoi dhe mori miratimin nga gjykata për masën e sigurisë “arrest në burg” për të tre personat nën hetim.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Fierit theksoi se do të vijojë me përkushtim hetimin e plotë të ngjarjes dhe vendosjen përpara drejtësisë të çdo personi që kryen vepra penale kundër jetës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GRA TË VETMUARA, FËMIJË QË MEZI NJOHIN..."/ Daily Mail’: Si po e shkatërron Hasin emigracioni drejt Britanisë
Previous article PAMJET/ Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT