Qeveria portugeze do të zhvillojë konsultime me presidentin dhe parlamentin e vendit mbi mundësinë e njohjes së shtetit të Palestinës në OKB në shtator , njoftoi zyra e kryeministrit Luis Montenegro.
Portugalia “po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, brenda kuadrit të një procesi që mund të përfundojë në javën… e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet në Nju Jork në shtator”, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Vendimi për të mbajtur konsultime vjen pas kontakteve të shumta midis qeverisë dhe partnerëve të saj, kryesisht duke marrë parasysh “zhvillimin jashtëzakonisht shqetësues të konfliktit, si në nivel humanitar ashtu edhe raportet e përsëritura për një aneksim të mundshëm të territoreve palestineze” nga Izraeli. Vende të tjera si Franca, Britania dhe Kanadaja kanë njoftuar tashmë qëllimin e tyre për të njohur një shtet palestinez në shtator.


