• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË PËRPLASËN GRUAN TE VIZAT E BARDHA…”/ Polici i Rrugores Rexhep Llacaj akuza të forta nënkomisarit që rrahu kamarierin
Home
Breaking News

“MË PËRPLASËN GRUAN TE VIZAT E BARDHA…”/ Polici i Rrugores Rexhep Llacaj akuza të forta nënkomisarit që rrahu kamarierin

30 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rexhep Llacaj, efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, i njohur në media për dhunën që ushtroi ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, se ka ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor në vitin 2021, ku mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e tij.

Llacaj, me një karrierë 25-vjeçare në Policinë Rrugore të Vlorës tha se Ardian Isufi, i cili në atë kohë ishte OPGJ i ngjarjes, ndikoi në fshehjen e provave.

“Gjithshka ka nisur në datën 24  Janar të vitit 2021, kur bashkëshortja dhe fëmijët e mitur po kalonin rrugën dhe në atë moment vjen një automjet i cili e merr përpara bashkëshorten dhe traumatizon fëmijët.

Bashkëshortja qëndroi në koma për një kohë të gjatë, ndërsa sot është e paralizuar dhe fëmijët janë traumatizuar. Kur kam shkuar pas disa ditësh për të kërkuar pamjet nëpër biznese, mu tha se mos u mundo kot se ngjarjen e kanë fshehur, kanë ardhur efektivë të tjerë që kishin ardhur më përpara dhe fshirë”, thotë Llacaj për gazetarin Enrik Mehmeti.

Ai thotë se kur ishte vartës i Ardian Isufit, në kohën kur ishte shef i qarkullimit rrugor të qytetit të Vlorës, i kërkoi atij të zbardhej ngjarja e aksidentit të 2021, por Llacaj tha se Isufi e ka larguar nga policia rrugore.Llacaj i cili e akuzon Isufin si manipulator të ngjarjeve dhe i bën thirrje prokurorisë që të rihapë dosjen e bashkëshortes së tij, por jo vetëm.

Ai vlerëson guximin e mediave për publikimin e ngjarjes së dhunës në vendin e punës të 18-vjeçarit Aron Braha, kamarier në një nga hotelet e qytetit të Vlorës nga nënkomisari Ardian Isufi dhe mosrënies pre të kërkesave për t’a fshehur atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIKE/ Shkëndija eliminon Steauan e Bukureshtit, kalon në turin e tretë të Champions dhe siguron grupet e Europës
Previous article CENSI PËR BUJQËSINË/ 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT