• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTETET ARABE THYEJNË HESHTJEN/ Për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza
Home
Nderkombetare

SHTETET ARABE THYEJNË HESHTJEN/ Për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

30 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Për herë të parë, një grup shtetesh arabe dhe myslimane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, kanë bërë një thirrje të përbashkët që Hamasi të heqë dorë nga pushteti në Rripin e Gazës dhe të dorëzojë armët, si pjesë e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund konfliktit të zgjatur me Izraelin.

Deklarata u mbështet edhe nga të gjitha 22 shtetet anëtare të Ligës Arabe, Bashkimi Evropian si një tërësi, dhe 17 vende të tjera, gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca në New York.

Qëllimi i takimit ishte promovimi i një zgjidhjeje paqësore për çështjen palestineze dhe zbatimi i formulës me dy shtete. Dokumenti i miratuar thekson nevojën që “qeverisja, sundimi i ligjit dhe siguria në të gjithë territorin palestinez të jenë ekskluzivisht nën autoritetin e Autoritetit Palestinez, me mbështetjen e duhur ndërkombëtare”.

Në mënyrë të qartë, thuhet se “Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez”, si pjesë e një procesi të mbështetur ndërkombëtarisht dhe në përputhje me objektivin për krijimin e një shteti palestinez të pavarur dhe sovran.

Deklarata dënoi gjithashtu sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi, ndërsa propozoi krijimin e një “misioni të përkohshëm ndërkombëtar për stabilizimin”, i cili do të vendosej me ftesë të Autoritetit Palestinez dhe nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

“Mirëpresim gatishmërinë e disa vendeve për të kontribuar me trupa në këtë mision”, thuhet në fund të dokumentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE/ Rama: 31 korriku, afati i fundit! Penalizime për këdo që kryen shkelje
Previous article PRANOI SE NDIHMOI TË BIRIN TË FSHIHTE KUFOMËN/ Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës kërkon t’ia “hedhë paq”

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT